Gati drafti për Konferencën Gjyqësore, tri risitë
Kryetarët e gjykatave, dy javë kohë për të shprehur mendimet për draftin Projekti i draftuar do të dërgohet në Këshillin e Ministrave
Ministria e Drejtësisë prej disa muajsh është duke punuar për përgatitjen e projektligjit të ri për Konferencën Gjyqësore, rolin dhe funksionimin e saj, në mënyrë të veçantë lidhur me votimin e anëtarëve të KLD-së. Drafti i ri është në përfundim dhe pritet që të kalojë për miratim në Këshillin e Ministrave dhe më pas në Komisionin e Ligjeve dhe në Parlament. Tri do të jenë risitë e këtij drafti: përfshirja e të gjithë gjyqtarëve në votimin e kandidaturave për në KLD dhe raportimi i anëtarëve të zgjedhur herë pas here në mbledhjet e Konferencës Gjyqësore, lidhur me punën e bërë në mbrojtje të interesave të gjyqtarëve, si dhe mbledhja e Konferencës Gjyqësore 1 muaj pas mbarimit të mandatit të anëtarit të KLD-së. Burime zyrtare pranë Ministrisë së Drejtësisë bëjnë të ditur se për përgatitjen e këtij projektligji, që shumë shpejt do të kthehet në ligj nga Parlamenti, është impenjuar një grup i madh pune, përfshi ndërkombëtarët e dy misioneve EURALIUS e OPDAT, gjyqtarët e të gjitha gjykatave në vend dhe specialistët e Ministrisë së Drejtësisë. Gjithçka, sipas burimeve zyrtare, është draftuar dhe u ka shkuar kryetarëve të të gjitha gjykatave në vend për mendim dhe afati i fundit për dorëzimin e mendimeve dhe sugjerimeve për draftin ka qenë data 10 shtator. “Çdo kryetari gjykate i është lënë dy javë kohë për ta parë me kujdes draftin dhe në bashkëpunim me gjyqtarët e gjykatës ku ushtron funksionin, të hedhë mendimet për sugjerime apo për pranim të këtij drafti”, - përfundojnë burimet zyrtare nga institucioni i drejtësisë. Projektligji pritet të kalojë shumë shpejt për miratim dhe shihet si një domosdoshmëri, pasi KLD-ja është duke funksionuar me katër anëtarë, të cilëve u ka përfunduar mandati.
Kandidaturat
Sapo projektligji i ri për Konferencën Gjyqësore të kalojë në Parlament, pritet që të fillojë lufta për katër vendet vakante prej disa muajsh në KLD. Megjithëse ligji nuk është miratuar ende, gara ka filluar dhe kandidatët për këto vende vakante janë vetëshpallur, duke dorëzuar edhe kurrikulumet për konkurrim. Të paktën deri tani, numri i kandidatëve që kanë shpallur ambicien e tyre për këto vende, si dhe kanë paraqitur kërkesën për të kandiduar, ka shkuar në 14 gjyqtarë. Në të njëjtën kohë me shpalljen e kandidaturës për në Këshillin e Lartë të Drejtësisë, prej kandiduesve ka nisur edhe lobimi mes kolegëve. Nga burime brenda gjyqtarëve bëhet e ditur se gara parashikohet të jetë mjaft e fortë, pasi edhe kandidaturat e deritanishme janë potenciale. Numërohen disa gjyqtarë të Gjykatës së Shkallës së Parë dhe Apelit të Tiranës dhe bëhet fjalë për Artan Brocin, Gjin Gjonin dhe Artur Gaxhin. Lista e kandidatëve pasohet nga disa drejtues në gjykatat e apelit në rrethe, si Marie Qirjazi nga gjykata e Gjirokastrës, Entela Prifti nga Apeli i Korçës, tri kandidaturat nga gjykatat e Shkodrës, që janë Hasan Selimi, Luan Dervishi dhe Lindita Hoxha, dy kandidatura nga gjykatat e Durrësit, që janë Dhurata Bilo dhe Shpëtim Reka, Ibrahim Hoxha nga gjykata e Beratit, si dhe Agron Papajani nga gjykata e Pogradecit.
Risitë
* Të gjithë gjyqtarët janë anëtarë të KGJ-së dhe kanë të drejtë votimi
* Anëtari i KLD-së, zgjedhur nga KGJ-ja, raporton herë pas here për punën e bërë në KLD para Konferencës Gjyqësore
* KGJ mblidhet 1 muaj pas mbarimit të mandatit të anëtarit të KLD-së
Kandidatët për vendet vakante
Gjin Gjoni, Gjykata e Apelit, Tiranë
Artan Broci, Gjykata e Shkallës së Parë, Tiranë
Artur Gaxhi, Gjykata e Shkallës së Parë, Tiranë
Marie Qirjazi, Gjykata e Apelit, Gjirokastër
Entela Prifti, Gjykata e Apelit, Korçë
Dhurata Bilo, Gjykata e Shkallës së Parë, Durrës
Shpëtim Reka, Gjykata e Shkallës së Parë, Durrës
Hasan Selimi, Gjykata e Shkallës së Parë, Shkodër
Luan Dervishi, Gjykata e Apelit, Shkodër
Lindita Hoxha, Gjykata e Apelit, Shkodër
Ibrahim Hoxha, Gjykata e Shkallës së Parë, Berat
Agron Papajani, Gjykata e Shkallës së Parë, Pogradec
Anëtarët të cilëve u ka mbaruar mandati
Edmond Islamaj
Admir Thanza
Besim Trezhnjeva
Armando Subashi
Gjykata Kushtetuese shfuqizoi ligjin 9399 si të papajtueshëm me Kushtetutën
Gjykata Kushtetuese shfuqizoi disa muaj më parë si antikushtetues ligjin nr. 9399 “Për organizimin dhe funksionimin e Konferencës Gjyqësore Kombëtare”, të miratuar gjatë qeverisjes socialiste. Ankimuar nga Shoqata Kombëtare e Gjyqtarëve të Republikës së Shqipërisë, Kushtetuesja pranoi pretendimet e tyre për përfshirjen në Konferencën Kombëtare të Gjyqtarëve të të gjitha niveleve, si dhe miratimin e një ligji që parashikon funksionimin e këtij organi me 3/5 e të gjithë anëtarëve të Kuvendit. “Argumentet kryesore të kërkuesit lidhen me pretendimet për mosparashikimin nga ligji, objekt shqyrtimi të Konferencës Gjyqësore Kombëtare, si një organ gjithëpërfshirës, në përbërje të së cilës duhet të marrin pjesë gjyqtarë të të gjitha niveleve, si dhe në mosrespektimin nga ligjvënësi të procedurës së miratimit të një ligji që parashikohet në nenin 81, pika 2, shkronja ‘a’ të Kushtetutës”, - thuhet në vendimin e Kushtetueses. Në përfundim të shqyrtimit të kësaj çështjeje, Gjykata Kushtetuese vendosi njëzëri të shfuqizonte si të papajtueshëm me Kushtetutën ligjin nr. 9399. Pjesëmarrja, sipas kontestuesve të ligjit, në Konferencën Gjyqësore e anëtarëve ex-office, pra gjyqtarëve të Gjykatës së Lartë, kryetarët e gjykatave të apelit dhe të shkallëve të para, lejon mundësimin e ndikimit të ekzekutivit mbi pushtetin e pavarur të gjyqësorit. Në këtë mënyrë, pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese votimi i emrave për kandidatë të KLD-së nuk do të bëhet më vetëm nga delegatët, por nga të gjithë gjyqtarët e Republikës. Konferenca Gjyqësore është një organ i rëndësishëm i pushtetit gjyqësor, për sa kohë nga mbledhja e saj dalin 9 anëtarë të KLD-së, numër i konsiderueshëm për vendimmarrjen e KLD-së.