Pazaret me tokat, ndjekje penale kryeplaku e topografi
26/01/2011 Kapet edhe i kërkuari për falsifikim
TIRANË- Kryeplaku i Bathores, topografi i Farkës dhe përgjegjësi i zyrës së bujqësisë në Farkë po ndiqen penalisht për abuzime me tokat. Një tjetër i kërkuar është vënë në pranga për falsifikim. Specialistët e antikorrupsionit, në polici dhe Task-Forca e Prokurorisë i akuzojnë për “shpërdorimit të detyrës”, në lidhje me procesin e ndarjes së tokave në bazë të ligjit 7501, dt.19.07.1991 dhe akteve ligjore e nënligjore të nxjerra në zbatim të tij. Në fshatin Njull-Bathore, komuna Farkë Tiranë, u bë dokumentimi ligjor i aktivitetit kriminal të anëtarëve të Komisionit të Ndarjes së Tokave për këtë fshat. Veprimet e mësipërme u kryen në kuadër të operacionit policor të koduar “Lëndina”. Të pandehuri janë Masar Dushku, 50 vjeç, lindur dhe banues në fshatin Njull- Bathore, me detyrë kryeplaku i këtij fshati, Halil Teqja, 45 vjeç, lindur dhe banues në Mullet, Tiranë, me detyrë topograf i komunës Farkë dhe Fiqiri Dallashi, 51 vjeç, lindur dhe banues në Lundër, Tiranë, përgjegjës i zyrës së bujqësisë, komuna Farkë. Nga hetimet ka rezultuar se këta persona në bashkëpunim me njëri-tjetrin si anëtar të Komisionit të Ndarjes së Tokave në fshatin Njull-Bathore, në mospërputhje të rregullt të detyrës dhe në kundërshtim me ligjin nr.7501, dt.19.07.1991, dhe aktet e tjera ligjore dhe në zbatim të tij kanë prodhuar dhe lëshuar akte të marrjes së tokës në pronësi, në emër të disa familjeve të fshatit Njull-Bathore, duke bërë të mundur përfitimin e sipërfaqeve të mëdha toke nga ana e këtyre familjeve. Sakaq, në pranga është vënë për falsifikim, 63-vjeçari Vladimir Balla. I kërkuari u kap në zonën “Komuna e Parisit” në Tiranë, pas një ndërhyrje të Sektorit të Forcës së Posaçme Operacionale Speciale dhe Kërkimit, me synim arrestimin e tij. Ky shtetas është i dënuar nga gjykata e rrethit gjyqësor Vlorë, me 1 vit burgim, për veprën penale “Falsifikim i dokumenteve nga personi që ka për detyrë t`i lëshojë ato”, parashikuar nga neni 186 i Kodit Penal