Berisha shpall gjendjen e jashtëzkonshme, ushtria në gatishmëri
Kukës – Kryeministri Sali Berisha ka mbërritur sot në mëngjes në Kukës, së bashku me një pjesë të anëtarëve të kabinetit qeveritar si dhe zyrtarëve më të lartë të sigurisë kombëtare si shefin e shtabit të përgjithshëm të ushtrisë, kreut e policisë së shtetit dhe asaj rrugore si dhe kreun e e emergjencave civile. Nga Kukësi Bersha deklaroi : “Do ti propozoj këshillit të ministrave të shpall gjendjen e jashtëzakonshme në verilindje dhe juglindje, për të mundësuar përballimin e situatës së krijuar në vend si pasojë e motit të keq”. Marrja e një vendimi të tillë parashikon angazhimin e të gjitha strukturave të shtetit për të përballuar emergjencën e krijuar nga moti i keq, ndërkohe të gjithë forcat e ushtrisë, si nga toka ashtu edhe nga ajri janë vënë në dispocion të opracioneve të ndihmës dhe shpëtimit,është shperhur më tek kreu i qeverisë. Verilindja është në kushte shumë të rënda si pasojë e një izolimi total të komunikimit nga shtresa e trashë e dëborës. Kryeministri ka thirruar një mbledhje urgjente të qeverisëe cila pritet të mbahet në orën 20, ku dhe pritet që kryeministri të shpallë gjendjen e jashtëzakonshme në zonat e prekura nga moti i keq. Megjithatëkjo gjë ende nuk është zyrtarizuar. Ndërkohë forcat e ushtrisë kanë kakluar në gjendje gatishmërie për tu angazhuar në operacionet e shpëtimit të ndjerësve, operacionet e ndihmës si dhe në operacionet për lirimin e rrugëve.
Shkrime të tjera me interes:
- Berisha shpall mbretërinë: Leka Zogu, Mbret i shqiptarëve Tiranë- Dita e shtunë do të shpallet ditë zie kombëtare...
- Ushtria akuzohet për gjuhën në Egjipt Kryeministri egjiptian Esam Sharaf i bëri thirrje për qetësi popullit...
- Sulmohet FARK në Kolumbi, ushtria në veprim Kolumbi- 7 rebelë humbën jetën dhe 5 të tjerë u...