Gati kartat e kreditit në lekë

28/01/2005 Fullani: Do të paguhen të gjitha llojet e faturave dhe blerjeve të thjeshta
Karta e kreditit në lekë do të jetë së shpejti në tregun bankar. Guvernatori Fullani ka premtuar se në qershor do të bëhet e mundur, që me kartën e kreditit të bëhen të gjitha llojet e pagesave, duke evituar faturat dhe sportelet, por dhe duke reduktuar paranë cash në qarkullim. Të gjithë klientët e bankave do të pajisen me një kartë krediti, me të cilën do të mund të paguajnë faturat e ujit, telefonit apo dritave, të tërheqin pagën ose të bëjnë pagesa të shpejta. ATM-të dhe Terminalet POS të vëna në shumë hotele dhe pika shitjeje, do të vihen në dispozicion të kartës së kreditit në lekë, për të tërhequr paratë ose për të bërë nëpërmjet tyre të gjitha pagesat. Kështu, faturën e dritave, klientët do të mund ta paguajnë dhe në një nga ATM-të në dispozicion, ashtu sikurse do të bëjnë pagesat e rrobave, hotelit ose drekës në të gjitha pikat që kanë shërbimin POS. Kjo do të jetë një pjesë e programit të BSH-së për të luftuar informalitetin në sektorin bankar. Kështu, ndërsa qeveria premton me programin e vet, deri në qershor do t’i kalojë të gjitha pagat e administratës së vet në sportelet e bankave, BSH kërkon të bëjë diçka më shumë. Karta e kreditit me lekë do të jetë një kartë e re, që do të hidhet në qarkullim paralelisht me kartat e kreditit të huaja. Sot, brenda vendit qarkullojnë disa karta krediti të hedhura në treg, nga disa banka që kanë dhe liçensat përkatëse, ashtu sikurse janë shfaqur kartat e debitit, dy prej të cilave operojnë drejtpërdrejt me monedhat vendase. Cash tronik dhe Visa Elektron janë dy kartat e para të debitit të hedhura në treg nga „Raiffeisen Bank“ dhe „Pro Credit Bank“. Ndërkaq, kartat e kreditit janë të gjitha patenta të huaja të vëna në shërbim të konsumatorëve brenda Shqipërisë. Të tilla janë Diners Card, Visa Card, Master Card etj., të cilat, gjithsesi mund të tërhiqen vetëm në ATM-të e bankave që i kanë shpërndarë. Ideja është që, tashmë, në Shqipëri jo vetëm të ketë një kartë krediti shqiptare, por secila bankë t’u krijojë akses bankave të tjera, që kanë një kartë krediti në treg për të përdorur ATM-të e njëra-tjetrës. Me fjalë të tjera, karta e kreditit e hedhur në treg nga „Tirana Bank“ të mund të përdoret dhe në ATM-të e „Pro Credit Bank“, duke krijuar lehtësira për përdoruesit. „Në qershor do të fillojë nga zbatimi sistemi i kleringut, brenda të cilit do të kryhet jo vetëm kalimi i pagave në sistemin bankar, por dhe hedhja në qarkullim e kartës së kreditit në lekë“, ka deklaruar gjatë konferencës pë shtyp, Ardian Fullani, Guvernator i Bankës së Shqipërisë. Forma më e mirë për të detyruar konsumatorët të mos bëjnë pazare cash, është karta e kreditit. Por, ndërsa një pjesë e mirë e bankave kanë vendosur automate në dyert e filialeve të tyre, duket se vetëm dy prej tyre kanë karta që “flasin shqip” dhe ato janë karta debiti. Karta e debitit, ndryshe nga karta e kreditit, të krijon mundësinë të tërheqësh para aq sa ke në bankë, ndërkohë që me një kartë krediti, t’i mund të harxhosh jo vetëm paratë që ke në llogarinë tënde, por dhe një përqindje tjetër të caktuar, duke paguar në fund faturën që banka të sjell në shtëpi.
Bankat që kanë ATM
Raiffeisen Bank
Pro Credit Bank
Banka Kombëtare Greke
Banka Italo-Shqiptare
Banka Tirana
Banka Amerikane
Llojet e kartë debitit në lekë
Cashtronik
Visa Elektron
Llojet e kartë kreditit në valutë dhe lekë
Master Card
Visa Card
Dinners Card
Visa International
Fullani: Kushte
të reja me FMN
Marrëdhëniet me FMN-në kanë qenë të suksesshme, por në 2005-ën duket se do të ketë vend për një tjetër marrëveshje me kushte të reja. “Eshtë koha për një marrëveshje të re me kushte më fleksibël”, ka thënë Fullani gjatë konferenës për shtyp. Ndërkaq, kreu i BSH-së ka kujtuar se ekonomia ka ecur sipas parashikimit dhe BSH-ja ka realizuar programin e saj. Megjithatë ka patur sektorë që kanë çaluar në rritjen e tyre të lëvizshme, siç është industria, e cila është balancuar në treguesit e përgjithshëm nga ecuria e mirë e shërbimeve dhe e ndërtimit. Rritja e ndjeshme e çmimit të naftës në gjashtëmujorin e dytë të vitit, ka patur efekte në rritjen e çmimit të transporteve. “Rritja e çmimit të naftës nuk duket se ka shkaktuar kosto shtesë të papërballueshme për biznesin dhe konsumatorin në vend”, ka deklaruar Fullani. Ndërkaq, vetë sektori bankar është karakterizuar nga ritme të larta të kreditimit të ekonomisë. “Krediti për ekonominë po zë një peshë gjithnjë e në rritje në strukturën e aktiviteteve të sistemit bankar”, ka deklaruar Fullani.