Industrialistët: Nuk besojmë te ekonomia e 2005-ës
28/01/2005 Sondazhi i Qendrës për Kërkim dhe Zhvillim
Industria përpunuese ka reflektuar një përkeqësim të gjithë treguesve të vet gjatë 2004-ës. Mungesa e besimit dhe optimizmit të atyre që investojnë në këtë industri, por dhe të atyre që e menaxhojnë, ka patur disa shkaqe. Problemet me energjinë apo infrastrukturat si dhe zbatimin e legjislacionit, janë çështje që kjo industri vazhdon ta vuajë. Anketimi i bërë në fillim të 2005-ës nga Qendra për Kërkim dhe Zhvillim, ka rezultuar me një pikavarazh më të ulët në të gjithë treguesit e monitoruar. “Rezultatet e anketimit në muajin janar 2005 tregojnë një klimë optimiste në sektorin e industrisë përpunuese, megjithëse ky optimizëm është rënie për 3-mujore të njëpasnjëshëm”, bëhet e ditur nga raporti i Qendrës. Kështu, treguesi i besueshmërisë në muajin janar 2005 shënon vlerën pozitive prej 6 pikësh, e cila është një pikë më e ulët se 3 muaj më parë, por, megjithatë ky nivel është 3 pikë më i lartë se një vit më parë. Kështu, duket se treguesit brenda vitit kanë patur oshilacione, edhe pse 2004 mund të quhet për këtë industri më fitimprurëse se 2003. Treguesi i besueshmërisë në muajin janar 2005, është 5 pikë më i ulët se mesatarja e këtij treguesi për vitet 2002-‘04. Nga anketimi ka rezultuar se industria përpunuese ka patur ndikime në treguesin e besueshmërisë dhe nga karakteri sezonal që e karakterizon. Kështu treguesi i besueshmërisë në muajin janar ka shënuar rënie në të gjitha periudhat e anketuara. “Rënia e treguesit të besueshmërisë është influencuar kryesisht nga një pesimizëm, që vërehet për nivelin jo të kënaqshëm të kontraktimeve”, bëhet e ditur në Raport. Treguesi i kontraktimeve në muajin janar shënoi vlerën më të ulët historike prej 23 pikësh, i cili është 1 pikë më i ulët se anketimi i 3 muajve më parë. Po kështu shikohet edhe një rënie e optimizmit në parashikimin e prodhimit në tre muajt e ardhshëm, ku balanca e përgjigjeve të biznesmenëve të pyetur është pozitive prej 14 pikësh nga 23 për qind që ishte ky tregues 3 muaj më parë. Duket se e njëjta situatë përjetohet dhe nga menaxherët e firmave ose kompanive, të cilët kanë demonstruar se kanë një nivel të ulët optimizmi. ”Rënie të optimizmit te menaxherët e firmave të intervistuara reflektohen edhe në treguesin e parashikimit të punësimit, ku ky tregues është në vlerën 0, i cili është niveli më i ulët historik që nga fillimi i këtij anketimi në janar të vitit 2002”, bën të ditur në raportin e saj, duke mbështetur dhe në krahasimet me raportet e tjera, Qendra për Kërkim dhe Zhvillim.
Mungesa e energjisë elektrike
Shkaku kryesor i uljes së optimizmit të menaxherëve për nivelin e prodhimit mbetet energjia elektrike
Keq-hartimi apo keq-zbatimi i legjislacionit fiskal
Investitorët hasin probleme në zbatimin e legjislacionit, i cili në shumë raste është i keqhartuar
Mungesa e infrastrukturës
Bizneset duhet të përqendrohen në rrethet kryesore, për shkak të mungesës së infrastrukturave më të nevojshme
Paqëndrueshmëria makro-ekonomike
Oshilacionet në kursin e këmbimit dhe forcimi i lekut ka sjellë probleme në këtë industri
Mungesa e fuqisë punëtore të kualifikuar
Industria përpunuese ndien mungesën e punonjësve të kualifikuar për shkak të profesioneve specifike që nevojiten
0
treguesi i
punësimit