Guvernatori: Jetuam më mirë 6-mujorin e dytë

28/01/2005
Shqiptarët kanë jetuar më mirë pjesën e dytë të vitit. Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Fullani, e ka cilësuar si mjaft pozitive ekonominë shqiptare në 6-mujorin e dytë të 2004-ës. Sipas tij, të gjitha parametrat ekonomikë janë zhvilluar në bazë të parashikimeve. Kështu, sipas Guvernatorit, “ekonomia është rritur me 6 për qind, në kushtet e një norme inflacioni të ulët”. Më shqip, kjo do të thotë se shqiptarët kanë ngrënë, janë veshur, kanë udhëtuar, kanë pushuar, kanë kursyer etj., 6 për qind më shumë se një vit më parë. Dhe nga ana tjetër, çmimet e këtyre shërbimve dhe produkteve nuk janë rritur më shumë se 2 për qind. Shifrat e bankës së Shqipërisë tregojnë kështu dhe jetesa e shqiptarëve matet me këto shifra. Kush mendon ndryshe, apo nuk ka patur këto të mira më shumë, është kundër këtyre shifrave. Po kështu pritet të ndodhë edhe gjatë vitit tjetër. Banka ka parashikuar një inflacion 2-4 për qind dhe qeveria një rritje ekonomike 6 për qind. Fullani, ndryshe nga Cani, i cili i cilësonte vitet zgjedhore si të rrezikshme për ekonominë, nuk ka parashikuar ndonjë çorientim të ekonomisë gjatë zgjedhjeve të këtij viti. Statistikat tregojnë se në zgjedhjet e vitit 2001, inflacioni e kaloi kufirin e tij prej 4 për qind. Por, ndoshta, atëherë ka qenë faji i Canit.
6 për qind
rritja ekonomike
2.9 për qind
inflacioni vjetor
5.25 për qind
norma bazë e interesit