E Diel, 1 Nëntor 2026

18 të vdekur pas shembjes së një fabrike në Pakistan

Zyrtarët në Pakistan thonë se numri i të vdekurve nga shkatërrimi i ndërtesës tri-katëshe të një fabrike, në qytetin lindor Lahore, ka arritur në së paku 18 vetë.

Autoritetet thonë se ka shqetësime se nën rrënojat e ndërtesës janë edhe afro 30 persona.

Zyrtarët e situatave emergjente kanë njoftuar se rrëzimi i ndërtesës është shkaktuar nga eksplodimi i gazit, duke zënë dhjetëra punëtorë brenda, kryesisht të rinjtë të moshës ndërmjet 14 e deri në 23 vjeç.

Autoritetet kanë urdhëruar hetime për këtë incident në fabrikë, e cila prodhonte ilaçe.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›