E Diel, 1 Nëntor 2026

Buxheti 2013, sa para marrin ministritë

Nga nje mbledhje e Qeverise

Buxheti i vitit 2013 duket se do të jetë një buxhet konservator, dhe pak a shumë në nivelet e atij të vitit 2012. Këtë e sheh të reflektuar në tavanet që janë vendosur aktualisht për ministritë dhe një sërë institucionesh të tjera buxhetore. Rritja në fondet e një sërë ministrive, nëse i krahasojmë me buxhetin e vitit 2012, është modeste, ndonjëherë me pak milionë lekë. Ndërkohë që dy ministritë që do të kenë edhe rritjen më të lartë të fondeve të tyre, sipas tavaneve aktualë për vitin 2013, janë Ministria e Punëve, Çështjeve Sociale dhe Shanseve të Barabarta dhe ajo e Transporteve.
Ministritë
Ministria e Ekonomisë do të ketë një fond të pandryshuar për vitin 2013, prej 2.3 miliardë lekësh, aq sa e ka aktualisht këtë fond për vitin 2012. Ministri tjetër me një rritje të moderuar në fonde është ajo e Drejtësisë, ku nga 5.7 miliardë lekë, që është fondi në buxhetin e këtij viti, në tavanin e parashikuar për vitin e ardhshëm fondi është 5.8 miliardë lekë. Turizmi, në një vit elektoral si ai i ardhshëm, duket se i intereson më pak qeverisë e cila ka vendosur që për Ministrinë përkatëse të Turizmit dhe Kulturës të ulen fondet nga 2.2 miliardë lekë që janë aktualisht, në 1.8 miliardë për vitin e ardhshëm. Ministria me rritjen më të madhe është ajo e Punës, e cila ka një rritje me plot 4 miliardë lekë në tavanin e parashikuar për 20130n, krahasuar me këtë vit, ku fondi i saj është 53.4 miliardë lekë. Duke qenë se kjo Ministri është ajo që ka edhe fondin për pensionistët, duket se në vitin elektoral qeveria ka parashikuar një rritje më bindëse për përfituesit nga skema. Ministria e Punëve Publike dhe Transporteve do të ketë një rritje me vetëm 2 miliardë lekë. Aktualisht, kjo ministri ka të parashikuara në buxhetin e 2012-s 42 miliardë lekë, ndërkohë që për vitin e ardhshëm parashikimi është që fondi të jetë 44 miliardë lekë. Ajo që bie në sy është që nga investimet që parashikohen të bëhen, 350 milionë dollarë do të jenë investime të huaja. Bujqësia, Shëndetësia dhe Arsimi gjithashtu do të përfitojnë shtesë në fondet e tyre në buxhetin e vitit të ardhshëm.

Prokuroria dhe Presidenca
Presidenca dhe Prokuroria e Përgjithshme do të kenë ulje të fondeve të tyre në vitin 2013. Tavani i parashikuar për këto institucione për buxhetin e vitit të ardhshëm ka zbritur ndjeshëm, sidomos për të dytën. Për Presidencën, tavani është 157 milionë lekë, nga 158 që është aktualisht, ndërsa për Prokurorinë e Përgjithshme tavani i fondit zbret nga 1.8 miliardë lekë, që është aktualisht në buxhetin e vitit 2012, në 1.3 miliardë në tavanin e parashikuar për vitin e ardhshëm.

Tavanet sipas institucioneve
Viti 2013
Presidenti                           157 milionë lekë
Kuvendi                                  927 milionë lekë
Këshilli i Ministrave            422 milionë lekë
Ministria e Ekonomis렠          2.3 miliardë lekë
Ministria e Transporteve         44.6 miliardë lekë
Ministria e Bujqësis렠          7.3 miliardë lekë
Ministria e Financave            6.9 miliardë lekë
Ministria e Arsimit              39.7 miliardë lekë
Ministria e Turizmit            1.8 miliardë lekë
Ministria e Shëndetësisë          30.8 miliardë lekë
Ministria e Drejtësis렠         5.8 miliardë lekë
Ministria e Jashtme               2.2 miliardë lekë
Ministria e Brendshme             16.4 miliardë lekë
Ministria e Mbrojtjes            21.2 miliardë lekë
SHISH                                     1.3 miliardë lekë
KLSH                                      268 milionë lekë
Ministria e Punës                 57.3 miliardë lekë
Ministria e Mjedisit              1.9 miliardë lekë
Prokuroria e Përgjithshme     1.3 miliardë lekë

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›