Gilardino mungon pesë-gjashtë javë

Nga Express më 19 shtator 2011 në ora 18:38
Sulmuesi i Fiorentinës Alberto Gilardino do të mungon deri në gjashtë javë pas lëndimit të gjurit të majtë që pësoi në përplasje me portierin e Udineses Samir Handanovic në humbjen 2-0 të dielën.
Fiorentina ka njoftuar se testet mjekësore kanë vërejtur dëmtim të ligamenteve dhe sulmuesi italian do të qëndron jashtë fushës për pesë deri në gjashtë javë.
Gilardino shënoi në fitoren 2-0 ndaj Bolognas në ndeshjen e parë të sezonit të ri Serie A. Së fundmi, ai ishte rezervist për Kombëtaren e Italisë.