Socialdemokratët fitojnë zgjedhjet në Berlin

Socialdemokratët gjermanë e mbyllën vitin zgjedhor 2011 me një fitore të qartë.
Në landin federal të Berlinit, kryetari aktual i bashkisë, Klaus Wowereit mbetet në pushtet.
Në zgjedhjes për parlamentin e landit, Partia Socialdemokrate doli me 28,3 për qind të votave forca më e fortë politike, me gjithë humbjen e 2,5 për qind të votave.
Koalicioni i socialdemokratëve dhe të majtëve nuk ka më shumicën absolute, sepse Partia e Majta ra në 11,7 për qind. Socialdemokratët e Berlinit mund të hyjnë në koalicion me Të gjelbrit, që morën 17,6 për qind të votave, e që është rezultati më i mirë që kanë shënuar ndonjëherë në kryeqytet.
Demokristianët morën më shumë vota se herën e fundit, me 23, 4 për qind. Për herë të parë në një parlament gjerman futet edhe Partia e Piratëve, e cila morri 8,9 për qind dhe lufton për më shumë transparencë dhe pjesëmarrje qytetare në politikë.
Për demokratët liberalë zgjedhjet ishin dështim.
Ata morën 1,8 për qind të votave, duke mos arritur kufirin minimal prej pesë përqindëshit, kështu që dalin nga parlamenti i këtij landi.