E Shtunë, 31 Tetor 2026

Gati për Lloyd’in

Nga Ardian Jasiqi më 05 korrik 2011 në ora 12:04

Kompania NextLevel ka bërë të gjitha përgatitjet e duhura për koncertin e reperit të njohur amerikan Lloyd Banks.

Ardin Badivuku nga kjo kompani tha të hënën për Express se tashmë janë bërë të gjitha përgatitjet për koncertin, që do të mbahet këtë të enjte, më datën 7 korrik.

“Lloyd Banks pritet që të aterojë në Prishtinë diku rreth orës 15:00 në Prishtinë, kurse koncerti do të mbahet gjatë orëve të vona të natës”, tha ai.

Sipas tij, biletat ka kohë që janë hedhur në treg, ndërkaq deri tani ata si organizatorë kanë qenë absolutisht shumë të kënaqur me shitjen. “Janë duke u shitur në mënyrë masive”.

Koncerti i Lloyd Bank pritet të mbahet prapa Pallatit të Rinisë në Prishtinë, në një vend ku kishte kënduar edhe Morcheeba vitin e kaluar, koncert ky që pati një sukses të konsiderueshëm. Para Lloyd Banks pritet të këndojnë edhe disa rap-grupe shqiptare si: DJ Blunt & Real 1, NR, MC Kresha & Lyrical Son dhe DJ Flow.

Ndryshe, Banks pritet të paraqitet me hitet e njohura si “Start it Up”, “Warrior”, “Beamer Benz or Bentley”, “ON Fire”. Lloyd Banks është reper i kompanisë G – Unit. Ai është reperi i dytë i kësaj kompanie, pas 50 Cent, që do të këndojë në Kosovë.

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›