E gatshme për frajer
Këmbëngulëse, luftarake, e zgjuar dhe ëndërrimtare. Adelina Tahiri është 19 vjeç, por po ngjitet e sigurt shkallëve të karrierës muzikore! Ne biseduam me të për jetën e saj artistike dhe private.
Mendoni se ky është shekulli i njerëzve të bukur, ty personalisht të janë hapur shumë dyer falë bukurisë?
Po, por mendoj që janë hapur dyert për kualitet të këngëve e jo për bukuri. E bukura është kalimtare, arti është afatgjatë.
Secila femër ka kombinimin e vet shpëtimtar, të cilin e vesh kur i mungon ideja. Cili është kombinimi yt?
Një palë xhinse dhe një top i qëlluar janë ‘in’ gjithmonë.
Ku gjendet fshehtësia e pamjes suaj seksi, sa kujdes i kushton trupit dhe fytyrës?
Nuk ka ndonjë fshehtësi. Fytyrën dhe trupin i mirëmbaj me trajtimet më të zakonshme që i bëj edhe vetë në shtëpi, një krem, kohë pas kohe një maskë ushqyese, asgjë më tepër. Gjatë paraqitjeve publike kujdeset Armend Ramadani, ndërsa për trupin Afrodita-S.
Çfarë kriteresh duhet patjetër t’i plotësojë mashkulli për të të pasur për vete?
Dashuri dhe respekt.
Cila për ty është dëshmi për dashuri, i do më shumë fjalët apo veprat?
Veprat, kuptohet. Porse edhe unë si çdo femër kam nevojë edhe për fjalë të bukura.
Cilat fjalë duhet patjetër t’i thotë mashkulli që ti të mbetesh pa fjalë?
“Të dua” dhe unë ta ndjej se vërtet mendon dhe ndjen ashtu.
Cilat karakteristika e bëjnë djalin nga shok në të dashur?
Oratoria, karizma dhe sensi për humor.
Sa mëkatare dhe sa engjëllore është Adelina?
Mëkatare aspak, madje këto kohët e fundit do ta bëja ndonjë mëkat, por s’po gjej se çfarë (qesh). As engjëllore shumë nuk jam. Ama, për njerëzit që i dua, bëj gjithçka. Jam person që i përshtatet shumë realitetit dhe, njëkohësisht, shumë neutrale, e padjallëzuar.
A je gati për lidhje të re?
Po, natyrisht që jam. (me shkurtime nga Panorama Plus)