Gati për Turqi

Kontingjenti i përfaqësueses së Kosovës në hendboll, është nisur të mërkurën për në Turqi, ku pritet ti zhvillojë disa ndeshje miqësore atje. Selektori i përfaqësueses, Alfred Llazari, është i bindur se të përzgjedhurit e tij do të tregojnë lojëra të mira dhe se nuk do ta zhgënjejnë atë.
Në Turqi do të qëndrojmë deri me 1 nëntor, ndërsa pritet ti zhvillojmë 3 ndeshje miqësore. Ende nuk i dimë kundërshtarët, u shpreh fillimisht Llazari. Jemi përgatitur sa kemi mundur, mendoj se jemi më të fortë sesa vitin e kaluar. Kemi ekip me një mesatare prej 22 vjetësh dhe besojmë se do të arrijmë suksese në Turqi, shtoi Llazari.
Përpos përballjes së sigurt me Turqinë, kosovarët ka mundësi të luajnë edhe me ndonjërën prej përfaqësueseve të ftuara siç janë: Egjipti, Greqia apo Bosnjë dhe Hercegovina.
Në turneun e Ankarasë përzgjedhësi Alfred Llazari, me bashkëpunëtorë, ka ftuar 16 lojtarë, të cilët ishin të pranishëm në përgatitjet e përbashkëta tri ditore në Prishtinë. Përfaqësueses i janë bashkuar edhe tre hendbollistë që luajnë jashtë Kosovës: Alban Bislimi (HC Kriens-Luzern - Zvicër), Besfort Bilalli (TV Edingen - Zvicër) dhe Besnik Shala, (SG Lauter - Gjermani).