E Shtunë, 31 Tetor 2026

Lakers festojnë menjëherë

Lakers e kanë fituar derbin e Los Angeles ndaj Clippers, në ndeshjen e katërt dhe të fundit të natës e cila e hapi sezonit 2009-10.

Kobe Bryant shkëlqeu qysh në start, duke e udhëhequr kampionin aktual të NBA deri tek fitorja me rezultat 99:92. Ai realizoi plot 33 pikë për verdhekaltrit. Paul Pierce ishte protagonist në fitoren e Boston në Cleveland, të cilit nuk mundën ti ndihmonin LeBron James dhe Shaquille ONeal.

Në ndeshjet tjera të natës së parë fituan edhe Washington e Portland, kundër Dallas-Mavericks e Houston Rockets

Cleveland-Boston 89-95
Cleveland: James 38
Boston: Pierce 23

Dallas-Washington 91-102
Dallas: Nowitzki 34
Washington: Arenas 29

Portland-Houston 96-87
Portland: Outlaw 23
Houston: Brooks 19

LA Lakers-LA Clippers 99-92
Lakers: Bryant 33
Clippers: Gordon 21

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›