Gati për një luftë të shkurtër
Në një deklaratë për gazetën ‘Maariv’, Vilnai pohoi se betejat do të zhvilloheshin “në disa fronte”, ndërkohë që nga Irani do të lancoheshin disa qindra raketa drejt qyteteve dhe fshatrave të Izraelit. Sipas tij, “Izraeli është më i gatshëm se kurdoherë më parë” që, nëpërmjet sulmeve të koordinuara me SHBA, t’i sulmojë kapacitetet bërthamore të Iranit.
"Nuk ka vend për panik”, sqaroi ish-gjenerali që postin e ministrit pritet ta braktisë në fund të muajit gusht, kur do të emërohet për ambasador të Izraelit në Kinë.
Ai përsëriti fjalët e ministrit, Ehud Barak, se me këtë rast do të mund të vriteshin afro 500 ushtarë izraelitë.
"Do të mund të ketë më pak, por edhe më shumë viktima... Mirëpo, ky është skenari që po e përgatisim me ndihmën e këshilltarëve tanë më të mirë”, sqaroi Vilnai, sipas të cilit, lufta do të mund të zhvillohej në disa fronte, kurse iranianët do të mund të ndihmoheshin nga Hezbollahu libanez dhe nga militantët palestinezë në Rripin e Gazës.