Mushkonjat tmerrojnë Teksasin

Për shkak të përhapjes së virusit të rrezikshëm të Nilit Perëndimor, i cili shkakton meningjitin dhe encefalitin, në Dallas është shpallur gjendje e jashtëzakonshme. Nga pasojat e infektimit me këtë virus, në shtetin federal të Teksasit deri më tani kanë vdekur 17 persona. Në tërë territorin e SHBA’ve numri i viktimave ka shkuar në 30, kurse ai i të infektuarave në afro 700 persona.
Sipas mediave amerikane, kryebashkiaku i Dallasit, Mike Rawlings, të mërkurën ka shpallur gjendjen e jashtëzakonshme në qytet, dhe ka nënshkruar lejen për spërkatjen ajrore të gjithë qytetit, me qëllim të eliminimit të mushkonjave që po batin virusin e rrezikshëm. Për aksionin e spërkatjes, i cili do të duhej të kryhej të enjten mbrëma – sipas kohës lokale – janë paraparë pesë aeroplanë.