E Shtunë, 31 Tetor 2026

"Gati për titullin!"

Në prononcimet e mëparshme ai shprehej i kënaqur me makinën, duke e përkufizuar veten si “një fëmijë që argëtohet me një lodër në botën e Diznejlendit”. Pak a shumë të njëjtën gjë gjermani pohoi edhe në konferencën e fundit për shtyp para startit të kampionatit.

“Kemi bërë përmirësime në makinë, sidomos në aerodinamikë dhe gjithashtu kemi strategji të mirë. E di që shumë prej kolegëve më vendosin në listën e pretendentëve për titull. Të shohim, edhe vetë besoj se do jem një prej tyre. Por nuk do jetë e lehtë: ka rregulla të reja, shumë skuderi të mira. Megjithatë, unë jam gati”, theksoi 7 herë Kampioni i Botës.

Në fund të konferencës, një mirënjohje për presidentin e Ferrarit, Luka di Montezemolo: “Ai më dha një mesazh shumë të këndshëm. E di që kam shumë tifozë në Itali dhe të gjithëve u dërgoj një përqafim të madh”.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›