"Dridhet" Pelegrini, Reali hedh sytë nga Mourinjo
Kupa u mbush. Eliminimi nga Liga e Kampionëve mund të jetë fundi i aventurës “galaktike” për Manuel Pelegrinin. Megjithë 254 milion eurot e shpenzuara në merkaton e verës për të sjellë në “Bernabeu” yjet më të shtrenjtë (me synimin e vetëm për të fituar trofenë e munguar prej tetë vitesh), Reali i Madridit nuk ia doli as kësaj here të sigurojë një vend në fazën çerekfinale.
Menjëherë pas disfatës, trajneri Pelegrini ka pranuar se përgjegjësia është e tij. Por, a mjafton? Stoli i kilianit përherë ka qenë në qendër të “ciklonit”, por këtë radhë duket se situata është më serioze. Prandaj, Florentino Perez e ka gati zëvendësuesin: Hoze Mourinjo.
Sipas tabloidit britanik “Times”, numri një i klubit madrilen është vënë në lëvizje për të bindur trajnerin aktual të Interit të ndërpresë bashkëpunimin me Masimo Moratin dhe të ulet në stolin e “galaktikëve”. Nga ana e tij, vetë portugezi një vit më parë pati deklaruar: “Ai që do drejtojë Realin, do jetë njeri me fat”.
Jo vetëm kaq. E përditshmja sportive spanjolle “Marca” raporton se drejtuesit spanjollë kanë hyrë në bisedime me agjentin e trajnerit nga Setubali, në lidhje me një marrëveshje të mundshme në qershor. Pra, “I veçanti” është në qendër të bisedave në mjedisin madrilen. Sepse fati i Manuel Pelegrinit, edhe nëse fiton kampionatin, duket i përcaktuar: në fund të sezonit, lamtumirë Real!