Ja "revolucioni" në futboll sipas Van Galit
Nëse deri tani penalltitë ju kanë shkaktuar emocione të forta apo ndonjëherë edhe bezdi (në rastet kur ankthi ka qenë i padurueshëm), ja ku vjen ideja “gjeniale” e Luis Van Galit: më mirë i heqim fare. Po si do ta përcaktojmë ekipin që do kualifikohet, në rastet kur koha e rregullt ka përfunduar në barazim? Edhe për këtë tekniku bavarez e ka një përgjigje.
“Të vendoset një ndeshje nga gjuajtjet e 11-metërshave është bërë shumë e zakonshme. Në vend të kësaj, unë jam për lojën e gladiatorëve”. Më saktësisht? “Nëse pas kohës së rregullt asnjë prej skuadrave nuk kualifikohet, atëherë të luhen dy pjesë nga 15 minuta. Çdo pesë minuta secila skuadër të largojë nga fusha nga një futbollist. Kështu, pas 95 minutash të dy ekipet do kenë nga 10 lojtarë, pas 100 minutash nga 9 e kështu me radhë. Në përfundim të dy pjesëve secila skuadër do mbetet me vetëm 6 veta në fushën e lojës. Në këtë mënyrë, vetëm skuadra më e fortë do fitojë, pa u varur nga një lojtar i vetëm që shënon apo humbet penalltinë”.
Në rregull. Po nëse edhe pas 120 minutave asnjëre prej ekipeve nuk arrin të shënojë? “Atëherë “Golden Goli” do vendosë gjithçka”. Sipas trajnerit hollandez, tashmë ka ardhur koha që vendimet në një ndeshje futbolli të merren nga teknologjia. “Është shumë e rëndësishme që të mos merren më vendime nga njerëzit. Duhet të vendosë teknologjia, sepse është e paanshme dhe objektive”.
Për shembull, Van Gali propozon që topi të pajiset me një çip, i cili të sinjalizojë kur kalohet vija. FIFA e ka kundërshtuar këtë ide, por ai këmbëngul: “Nuk ka arsye pse të mos e përdorim”. Ja dhe një tjetër ide “revolucionare”: në vend të rivënies anësore me dorë, topi të ulet dhe të goditet me këmbë. “Sepse në këtë mënyrë, ekipi që mbrohet do ta nxjerrë më pak topin jashtë fushës dhe kjo e bën lojën më tërheqëse”.
Për numrin një të stolit bavarez, vetëm një gjyqtar në fushë nuk mjafton. Sipas tij, duhen dy arbitra (si në basketboll dhe hokej), një në secilën gjysmëfushë, të vendosur në mënyrë diagonale. Gjithashtu, vijërojtësit të mos përdoren më. “Në këtë mënyrë, ata do jenë pranë topit dhe do t’i shohin lojtarët nga prapa. Ata do ndihmohen nga një gjyqtar i tretë, i cili do ta ndjekë ndeshjen nga kompjuteri. Nuk ka rëndësi se ku do qëndrojë eksperti i kompjuterit, në cep të fushës apo në këmbë”.