E Shtunë, 31 Tetor 2026

“Gati projekti për të financuar sigurinë e digave dhe kthimin e Shqipërisë në superfuqi energjetike”

Banka Botërore solidarizohet me familjet e përmbytura në veri, premton ndihmë për rindërtimin e zonave të dëmtuaraInstitucioni më i fuqishëm ndërkombëtar financiar, Banka Botërore, solidarizohet me familjet e përmbytura në veri të vendit dhe premton ndihmë të posaçme për rindërtimin e zonave të dëmtuara. Zëvendëspresidenti i BB, Philipe Le Houere, i ndodhur në Shqipëri në kuadër të fillimit të konsultimeve për Strategjinë e Partneritetit me Shqipërinë për 3-4 vitet në vijim, u shpreh se “BB shpreh solidaritet me familjet që janë prekur nga përmbytjet e mëdha në rajonin e Shkodrës dhe do të ofrojë mbështetje të plotë për rikthimin e normalitetit në zonat e dëmtuara. “Banka Botërore, është duke e mbështetur qeverinë shqiptare, përmes një paneli ndërkombëtar ekspertësh, të cilët po ndihmojnë KESH-in dhe institucionet e tjera analoge që të monitorojnë funksionimin e digave. Jemi të gatshëm të ndihmojmë në rehabilitimin e rindërtimin e zonave të dëmtuara në Shkodër, nga ngjarja e të cilës janë prekur jetët e kaq shumë njerëzve”, u shpreh ai.Houere shpalli si arsye të asaj çfarë ndodhi atje ndryshimet klimatike ndaj dhe kërkoi që kësaj çështje t’i kushtohet më shumë vëmendje, ky si një apel botëror.Kreu i qeverisë Berisha theksoi se lidhur me situatën e fundit hidrike, BB do të angazhohet të ndihmojë në sigurinë e digave dhe për të shndërruar Shqipërinë në një superfuqi të vogël energjetike. “Me zotin Zëvendëspresident ne diskutuam gjerësisht për energjetikën. Banka Botërore angazhohet të na ndihmojë, sikundër deri më sot, me një projekt të rëndësishëm për sigurinë e digave dhe në përpjekjen tonë për të shndërruar Shqipërinë në një superfuqi të vogël të prodhimit të energjisë së pastër, në rajon. Në këtë kontekst, AEVSI është shumë e mirëpritur të financojë sektorin privat, në mënyrë që të vazhdojë ndërtimi i dhjetëra apo qindra HEC-ve, në të katër anët e vendit”, tha kryeministri....

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›