“Qeverisja e PD është legjitime, PS të pranojë humbjen”
Projektrekomandimet1. Asambleja Parlamentare e Këshillit të Europës i referohet Rezolutës... (që pritet të miratohet), që ka të bëjë në mënyrë të drejtpërdrejtë me funksionimin e institucioneve demokratike në Shqipëri, përmes së cilës disaprovon krizën politike dhe institucionale që ka paralizuar politikën në Shqipëri pas zgjedhjeve parlamentare të qershorit 2009, ku Partia Socialiste në opozitë bojkoton Parlamentin dhe konteston legjitimitetin e qeverisjes së Partisë Demokratike.2. Duke kujtuar se Këshilli i Europës ka detyrën statusore për të ndihmuar një shtet anëtar, i cili kërkon të tejkalojë një krizë të rëndë politike në pikëpamjen kushtetuese dhe demokratike, Asambleja rekomandon që Komiteti i Ministrave:Të përfshihet në mënyrë aktive, në bashkëpunim të ngushtë me organizatat ndërkombëtare dhe përfaqësuesit diplomatikë të vendeve anëtare të Këshillit të Europës në terren (në Shqipëri), në kërkim të një zgjidhjeje politike të kësaj krize dhe të mbështesë përpjekjet për të mbledhur të gjitha partitë politike në një tavolinë bisedimesh;Sugjeron monitorimin e zhvillimeve në Shqipëri, mundësisht duke përfshirë këtë çështje në axhendën e Grupit të Reporterëve për demokracinë (GR-DEM), si një mundësi për të propozuar çdo aksion tjetër të Komitetit të Ministrave, nëse do të kërkohet sipas situatës;Angazhimin në dialog me Asamblenë për mënyrën se si organizata mund të kontribuojë për një zgjidhje të krizës aktuale....