E Diel, 1 Nëntor 2026

Kreu i Komisionit të Jashtëm të PE-së, Albertini: “Mospranimi i rregullave siç bën opozita me qëndrimin e saj, është të refuzosh demokracinë”

Liberalizimi i vizave, brenda mesit të 2010-s, në verë Shqipëria do jetë pjesë e listës së bardhë të “Schengenit”Opozita shqiptare merr një tjetër shuplakë nga Parlamenti Evropian, lidhur me qëndrimin e paprecedentë ndaj institucioneve shtetërore, të dala nga zgjedhjet e përgjithshme të 28 qershorit. Këtë herë është kreu i Komisionit të Jashtëm të PE, Gabriele Albertini, i cili dënon ndjekjen e kësaj linje politike dhe njëherazi bën apel të fuqishëm që rikthimin e opozitën në jetën parlamentare. Ai e vlerëson bojkotin si një refuzim që i bëhet demokracisë në Shqipëri. “Të mos pranosh rregullat siç bën opozita me qëndrimin e saj është të refuzosh demokracinë”, deklaroi Albertini gjatë bashkëbisedimit të zhvilluar me kryetaren e Kuvendit Jozefina Topalli. Kryeparlamentarja u fokusua në çështjen e liberalizimit të vizave dhe përshpejtimin e anëtarësimit të Shqipërisë në BE. Pas takimit, Alberitni dha një deklaratë për median, ku theksoi se “brenda mesit të këtij viti, në verë, do të mbyllet procesi i liberalizimit të vizave për Shqipërinë”. “Jemi shumë të kënaqur sepse kjo afron Shqipërinë me Evropën, dëshirë që e kemi të gjithë ne, veçanërisht ne italianët që jemi afër. Natyrisht dhe për shqiptarët, që pas vitesh izolimi, aspironi të hyni në Europë me të drejta të plota”, u shpreh ai. I pyetur për qëndrimin e opozitës Albertini tha se rregullat e demokracisë janë rregulla të forta. “Në momentin kur bëhen zgjedhje dhe pasi komuniteti ndërkombëtar i ka verifikuar dhe certifikuar si zgjedhje të rregullta, atëherë rezultat e dala qartësisht, janë një realitet. Nga këto zgjedhje ka dalë një mazhorancë dhe minoranca duhet të ndërgjegjësohet për vendin që i takon. Të mos pranosh këto rregulla siç bënë opozita me qëndrimin e saj, është të refuzosh demokracinë. Pra konfirmoj pozicionin e Presidentit e Parlamentit Europian Buzek se, “mazhoranca qeveris dhe opozita kontrollon”. Bazuar në shtetin e së drejtës, në ndarjen e pushteteve, ku parlamenti është një pushtet, drejtësia një pushtet tjetër, dhe qeveria një tjetër, dhe meqenëse drejtësia ka marrë një vendim në lidhje me pretendimet e opozitës, atëherë pushteti politik nuk mund të dalë mbi pushtetin e drejtësisë. Po ta bënte parlamenti këtë, do të thotë që të shkelë rregullat e shtetit të së drejtës dhe kjo do të largonte Shqipërinë nga Europa”, deklaroi më tej ai....

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›