“Gjyqësori/qeveria ka hartuar strategji dhe përpiqet për të goditur korrupsionin”
Këshilli i Europës për korrupsionin në sistemin e drejtësisë shqiptareNdërkohë që Asambleja Parlamentare e Këshillit të Evropës, është mbledhur në sesionin e vet të radhës, objekt i diskutimeve në këto ditë, kanë qenë edhe korrupsioni në drejtësinë shqiptare. Gjatë raportit mbi problematikën e korrupsionit në ditën e tretë të sesionit, raporteri finlandez Kimo Sasi, përfaqësues i grupit të Partisë Popullore Europiane, anëtar i Komitetit të çështjeve Ligjore dhe të Drejtave të Njeriut, u ndal edhe mbi gjendjen e gjyqësorit shqiptar. Bashkëraporterët e Komitetit të Monitorimit të Asamblesë janë të shqetësuar për “një gjyqësor të dobët dhe pjesërisht të korruptuar”. Raporti evidenton përpjekjet e qeverisë shqiptare për të goditur korrupsionin në sistemin e drejtësisë. Kështu, theksohet se qeveria ka adaptuar një strategji antikorrupsion për periudhën 2007-2013. “Kjo ka çuar në rritjen e konsiderueshme të numrit të përcaktimit dhe evidentimit të çështjeve korrupsionit kundër zyrtarëve të rangjeve të mesme dhe të larta”, thuhet në raport. Në këtë pjesë të raportit dedikuar korrupsionit në sistemin gjyqësor në Shqipëri, vend anëtar i Këshillit të Europës, thuhet se reformat e rëndësishme për forcimin e sistemit gjyqësor kanë nisur vërtet të ndërmerren nga ana e qeverisë. Gjithsesi, reporterët vërejnë se korrupsioni mbetet shumë i përhapur në sistemin gjyqësor. Ata nënvizojnë se “studimet kombëtare dhe ndërkombëtare tregojnë perceptim të lartë të nivelit të korrupsionit në sistemin gjyqësor, duke ndaluar seriozisht funksionimin dhe duke dobësuar besimin e publikut tek institucionet”. Sipas një numri të vëzhguesve ndërkombëtarë, mbetet shumë për të bërë në këtë fushë....