BB pranon gabimet për projektin e bregut të jugut- qeveria shqiptare mbajti barrën e rëndë të akuzave të pabaza

Zv/presidenti Philippe Le Houérou, pranon gabimet e institucionit financiar më të fuqishëm botëror, në inspektimin e projektit të bregut të jugut. Zyrtari i lartë i Bankës Botërore pranoi hapur se ishte banka që gaboi dhe se qeveria shqiptare mbajti barrën e akuzave të pabazuara. Nr 2 i BB, iu referua edhe përmbytjeve në veri të Shqipërisë, për të cilën premtoi edhe ndihmë financiare. Vizita në Tiranë e zv/presidentit të Bankës Botërore Rene Garsia Preval, ka sqaruar pozicionin e qeverisë shqiptare lidhur me projektin për menaxhimin e integruar të bregdetit. Zyrtari i lartë i Bankës Botërore pranoi hapur se ishte banka që gaboi dhe se qeveria shqiptare mbajti barrën e akuzave të pabazuara.Në mbledhjen e Komitetit të strategjive kryeministri Sali Berisha duke ju referuar së njëjtës çështje, tha qeveria dhe BB sqaruan të gjitha kundërshtitë duke i shtuar faktin se kabineti që ai drejton zbatoi me ndershmëri marrëveshjen.Ardhja në Tiranë e numrit zv/presidentit të Bankës Botërore, kishte të bënte me përcaktimin e një strategjie bashkëpunimi që përfshin periudhën 2010-2013, strategji që do të bazohet më së shumti në prioritetet e qeverisë. Kreu i qeverisë Berisha zbardhi një nga projektet e rëndësishëm që nënvizohet edhe për shkak të situatës në veri perëndim të vendit.Zv/presidenti i Bankës Botërore Rene Garsia Preval, bashkë me solidaritetin ofruar banorëve në zonën e përmbytur dha garanci insitucioni i rëndësishëm finaciar, do të angazhohet në rehabilitimin e Shkodrës. Preval shpalli si arsye të asaj çfarë ndodhi atje ndryshimet klimatike ndaj dhe kërkoi që kësaj çështjë t’i kushtohet më shumë vëmendje, ky si një apel botëror.Numri dy i BB, e nisi fjalimin e tij me një sërë vlerësimesh për arritjet e vendit kryesisht gjatë viteve të fundit. Ai e konsideroi Shqipërinë një histori suksesi të BB. Bashkë me vlerësimin për reformat e ndërmarra, Preval i mëshoi aftësisë së qeverisë për të menaxhuar krizën botërore. Kryeministri Berisha garantoi se qeveria mbetet e vendosur të ruajë stabilitetin makroekonomik të vendit.Ndihma e BB për Shqipërinë llogaritet në 1 miliard dollarë. Bashkëpunimi në të ardhmen do të prekë fusha të tilla si transporti, bujqësia reduktimi i varfërisë, arsimi, shëndetësia etj....