Gati regjistri-elektronik, për ti dhënë fund abuzimeve

Pregatitet regjistri-elektronik për ti dhënë fund abuzimeve me familjet që marrin ndihmë ekonomike në mënyrë të padrejtë. Në Komisionin e Ekonomisë dhe të Financave u miratuan ndryshimet në projektligj. Sipas drejtoreshës së Shërbimeve Sociale, Denada Seferi pritet që ky projekt të kapë një vlerë prej 194 milionë lekësh dhe të zbatohet brenda dy viteve. Ndërkohë që një ndryshim i rëndësishëm sipas Seferit është përfshirja në ndihmë ekonomike e viktimave të dhunës dhe dhënia e ndihmës për jetimët deri në momentin e punësimit.
Ndryshimet në projektligj kanë si synim uljen e numrit të personave që për shkak të varfërisë bëhen pjesë e krimeve të ndryshme.