E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ministri i METE, gati proçeduat për largimin e Durim Krajës


Ministri i Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjitikës Nasip Naço ka filluar sot proçedurat për largimin nga Sherbimi Civil të Sekretarit të Përgjithshëm të METE Durim Kraja.
 

Po sot, Ministri Naço ka liruar nga detyra dhe Drejtorin e Kabinetit Gjergji Kosta, ku në vendin e tij do ta zerë Majlind Lazimi.
Largimi nga detyra i funksionarëve të kësaj Ministrie bëhet në përputhje të plotë me ligjin për statusin e nënpunësit civil.
 

Për Sekretarin e Përgjithshëm, Durim Kraja, kishin mbërritur edhe raportet e Kontrollit të Lartë të Shtetit, raportet e Auditit të Brendshëm te vitit 2008 dhe dy raporte të vitit 2009 për fushën e konçesioneve si dhe Relacionin e paraqitur nga grupi i kontrollit për gjendjen e Protokollit .
 

Kraja ka qenë Kryetar i Vlerësimit të Ofertave dhe shumë konçesione mbajnë firmën e tij. Auditi i Brendshëm do verifikojë të gjitha proçedurat e bëra deri tani dhe për çdo shkelje që do të konstatojë , të gjitha materialet do tia kalojë Prokurorisë.
 

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›