Gati riformatizimi

Një javë pasi të dihet epilogu elektoral i komunës së Gjilanit, Kryeministri Hashim Thaçi do t’i bëjë publike ndryshimet në Kabinetin e tij.
Ai duket se tashmë e ka të qartë se si do të duket qeveria që udhëheq pas dy javësh.
Burime të Express kanë thënë se partnerët e koalicionit aktual qeverisës - Partia Demokratike e Kosovës dhe Lidhja Demokratike e Kosovës - janë në përfundim të konsultave për ndryshimet në qeveri.
“Konsultimet mes partnerëve pothuajse kanë përfunduar. Tash pritet vetëm zyrtarizimi i emrave të rinj që pritet të hyjnë në Kabinetin e Thaçit dhe atyre që do të largohen”, ka thënë për gazetën një zyrtar i lartë i qeverisë.
Sipas tij, procesi i riformatizimit aktualisht po pret vetëm përfundimin e zgjedhjeve në komunën e Gjilanit.
“Gjilanasit do të rivotojnë më 14 mars. Prandaj, sipas gjitha gjasave, Kryeministri Thaçi do të bëjë publike ndryshimet në qeveri brenda katërmbëdhjetë ditësh”.
Zyrtari i qeverisë, që foli në kushte anonimiteti, ka thënë se të paktën katër ministra pritet të shkarkohen. Nuk përjashtohet mundësia, sipas tij, që nga ministrat e shkarkuar dy të jenë të PDK’së e dy të tjerët të LDK’së.
Procesi i riformatizimit do të prekë edhe shumë zëvendësministra.
“Nuk mund të themi tash se sa zëvendësministra do të largohen, por sigurisht se numri i tyre do të jetë më i madh sesa i ministrave që do të shkarkohen”, ka treguar zyrtari i qeverisë që foli për Express.
Në të njëjtën kohë do të ketë edhe lëvizje të ministrave nga një dikaster në tjetrin.
Kjo është konfirmuar edhe nga vetë kreu i Qeverisë, Hashim Thaçi, në disa intervista që ka dhënë ditëve të fundit. Sipas tij, ka raste kur një ministër mund ta dëshmojë vetën më shumë sesa në portofolin që udhëheq aktualisht.
Zyrtarisht në qeveri hezitojnë të flasin shumë rreth këtij procesi.
Memli Krasniqi, Zëdhënës i Qeverisë, ka thënë se për këtë çështje vendos Kryeministri.
“Procesi i riformatizimit të qeverisë është qëndrim i Kryeministrit, në kuadër të përpjekjeve për rritjet e efikasitetit të ekzekutivit. Prandaj i takon atij, së bashku edhe me partnerët e koalicionit, që të vendosin se kur do të përmbyllet ky proces”, ka thënë ai.