E Shtunë, 31 Tetor 2026

Serbia s’është e pranishme në Kosovë

Është fakt se nuk jemi të pranishëm si shtet në Kosovë, ka thënë Kryetari i Lëvizjes së Përtëritjes Serbe (SPO), Vuk Draskovic.

“Prandaj këtu Qeveria e Serbisë nuk duhet të ketë mëdyshje, duhet ta forcojë e fuqizojë këtë që ka, këtë pjesë të Serbisë ku ekziston sovraniteti shtetëror i saj dhe që një ditë, sipas rregullave të botës bashkëkohore, sipas rregullave të BE’së, kjo Serbi e fuqishme, e cila do të bënte për vete aleatë të fuqishëm në Europë e në botë, ta kthejë Kosovën në gjirin e vet”, është shprehur Draskovic.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›