Kosovën apo BE’në?

Shefi i diplomacisë serbe, Vuk Jeremic, dhe lideri i Partisë Liberale Demokratike, Cedomir Jovanovic, kanë debatuar rreth lidhshmërisë mes integrimit të Serbisë në Bashkimin Europian dhe shpalljes së pavarësisë së Kosovës, si dhe për politikën që do të duhej ndjekur Beogradi lidhur me këto çështje.
Në një debat në televizionin publik serb RTS, Jeremic ka deklaruar se nëse do të duhej zgjedhur mes anëtarësimit të Serbisë në BE ose vazhdimit të luftës për ruajtje të Kosovës, do të zgjidhte Kosovën. Ndërkaq, Jovanovic nuk ka dhënë përgjigje se si do të vepronte në një situatë të tillë, kanë raportuar mediet serbe.
“Unë kurrë nuk do të nënshkruaja grabitjen e një pjese të territorit tonë”, ka thënë Jeremic, duke shtuar se edhe politika zyrtare e BE’së është që Serbisë të mos i vihet ky kusht sepse pavarësinë e Kosovës nuk e njohin pesë shtete anëtare të BE’së.
Lideri i liberal-demokratëve serbë, Jovanovic, ka akuzuar pushtetin e Serbisë se me insistimin se Kosova nuk është e pavarur po e maltreton tërë rajonin.
Jovanovic ka theksuar se Serbia e ka humbur Kosovën. Me këtë nuk është pajtuar Ministri i Jashtëm, Jeremic, sipas të cilit Serbia nuk do ta humbasë Kosovën, përderisa të vazhdojë të luftën për të, por do ta humb kur të pranojë konstatimin e Jovanovicit.