Gati rivotimi ne tri komuna te Kosoves
Bekim Shehu
PRISHTINE - Komisioni Qendror i Zgjedhjeve shpalli kete vendim per rivotim per shkak te parregullsive te shumta, qe u shenuan gjate zgjedhjeve te 12 dhjetorit te vitit te shkuar. Qytetaret e tri komunave te Kosoves, ata te Skenderajt, Drenasit dhe Decanit kete te diel serish votojne per te zgjedhur te preferuarit e tyre per deputete te kuvendit te Kosoves. Te drejte vote ne keto komuna kane afro 100 mije qytetare. Rivotime do te kete edhe ne dy qendra votimi ne Malisheve dhe Lipjan. Kjo per faktin qe me 12 dhjetor te vitit te shkuar ne keto komuna u konstatuan parregullsi te shumta ne procesin zgjedhor. Per te shmangur parregullsite e serishme eventuale KQZ mori vendim qe asnje komisioner, qe mori pjese ne zgjedhjet e 12 dhjetorit, te mos mund te marre pjese ne zgjedhjet e pjeshme te nente janarit. Ata jane zevendesuar me komisionere te rinj, thote udheheqesi i sekretariatit te KQZ-se, Xhemajl Peqani. "Ne e kemi bere verifikimin e te dhenave te anetareve te keshillave te vendvotimeve te zgjedhjeve te 12 dhjetorit te vitit te shkuar dhe nga listat ne kemi verifikuar qe asnje komisioner i zgjedhjeve te 12 dhjetorit nuk gjendet ne listat e reja", thote Xhemajl Peqani.
Monitorim i rrepte
Organizatoret e zgjedhjeve thone se kesaj radhe do te kete monitorim te rrepte te procesit te rivotimit. 90 ekipe te vezhguesve nderkombetare dhe vendas do te qendrojne gjate gjithe dites se nente janarit neper qendrat e votimit. Shefi i zyres civile nderkombetare Peter Faith ka thene se shtimi i vezhguesve nderkombetare ka per qellim menjanimin e manipulimit te votave ne keto qendra votimi, sic ndodhi me 12 dhjetor. Edhe udheheqesi i rrjetit te organizatave monitoruese te zgjedhjeve "Demokracia ne Veprim", Ismet Kryeziu, thote per programin tone se ata kane akredituar 500 vezhgues, te cilet gjate gjithe dites do te jene ne secilin vendvotim. "Po tentojme qe ky proces te kaloje me nje pergjegjesi me te larte, megjithate ne jemi ne rolin e monitoruesve dhe cdo parregullsi, apo tentative per parregullsi do ta publikojme gjate dites se zgjedhjeve", thote Ismet Kryeziu. Ai thote se edhe bashkepunimi me vezhguesit nderkombetare kesaj radhe edhe me i madh. "Bashkepunimi do te jete shume me i fuqishem, sepse vezhguesit nderkombetare te dielen do te jene prezente jo me ekipe mobile, sic kane qene me 12 dhjetor, por do te jene vezhgues statike gjate gjithe dites neper qendrat e votimit", thote Ismet Kryeziu i cituar nga radio Deutsche Welle.
KQZ per shkak te parregullsive ne zgjedhjet e 12 dhjetorit rinumeroi edhe votat ne 40 perqind te vendvotimeve ne nivel te Kosoves, mirepo nuk publikoi rezultatet. Ata thone se te gjeturat nga procesi i rinumerimit do te publikohen krahas publikimit te rezultateve perfundimare te zgjedhjeve te pergjithshme pas rivotimit te komunat Skenderaj, Drenas dhe Decan. Mediat lokale, duke u referuar ne burime brenda qendres se numerimit te votave, thone se parregullsite e shumta, qe jane gjetur gjate procesit te rinumerimit, pritet t'i dergojne drejt anulimit edhe nente vendvotime neper komuna te ndryshme te Kosoves.
Zgjedhjet, 100 ekipe vezhgimi nga BE
Perfaqesuesi Special i Bashkimit Evropian ne Kosove po koordinon perseri "Misionin e Vezhgimit te Zgjedhjeve ne Kosove" per te percjelle rivotimin ne 62 qendra votimi dhe 185 vendvotime ne komunat Skenderaj, Drenas dhe Decan dhe ne qendrat e zgjedhura te votimit ne Lipjan dhe Malisheve. Me 9 janar, 100 ekipe te Vezhgimit te Zgjedhjeve do te percjellin cdo faze te zgjedhjeve ne diten e votimit ashtu sic bene me 12 dhjetor 2010. Kete here ekipet do te jene statike, qe do te thote ato do te qendrojne ne nje qender votimi gjate gjithe dites. Nje ekip do te mbuloje nga nje deri ne tre vendvotime. Ekipet e vezhgimit do te perbehen nga anetare te stafit te ICO/EUSR-se, anetare te misioneve diplomatike ne Kosove si dhe nga diplomate te vendeve te tjera anetare te BE-se dhe te rajonit te Ballkanit Perendimor.