Kriza le gjurme te te rinjte ne Greqi Niko Anagnosti
ATHINE - E diplomuar si antropologe ne vitin 2003 ne Universitetin e Thesalise dhe me studime pasuniversitare, por edhe doktorature ne Londer ne vijim, para dy vjetesh u kthye ne Greqi per te nisur karrieren e saj profesionale dhe per te fituar jetesen. Por si pjesa derrmuese e te rinjve greke, Xheni Rusi deri tani ka mbetur me endrren e saj.
"Kur u ktheva kisha shprese se fale studimeve te shumta, bile edhe me doktorature, do te gjeja nje pune ne Akademi ose ne nje sektor te perafert me degen time. Per fat te keq, gjerat jane veshtiresuar shume dhe nuk rrodhen aspak sic i prisja me kthimin tim," thote Xheni pa mundur ende ta kape fillin. Zhgenjimi me i fundit ishte kur humbi shansin e nje vendi pune ne arsim, per shkak te uljes se pikave te diplomave nga nje rregullim i ri ligjor. I veshtire ishte edhe me pare punesimi i te rinjve, por sic thote Xheni, kriza e thelle e borxhit qe ka mberthyer vendin e ka ngaterruar keq lemshin.
"Pikerisht per shkak te krizes kerkoj pune krejt tjeter nga objekti i studimeve te mia, thjesht pune zyre. Por ku ka pune, kriza nuk ka lene pellembe pa shkelur," thote Xheni dhe me nje pezmatim te dukshem ne fytyre nuk e fsheh se mendon "emigrimin ne Angli apo ne ndonje vend tjeter ku do te mund te gjeje nje pune te denje per diplomat e saj".
Brezi i dyte i emigracionit nga Greqia
"Ne vendin tim per fat te keq gjerat jane veshtiresuar shume. Kriza nuk ka per te mbaruar lehte," thote Xheni qe e sheh veten si brezin e dyte te emigracionit, pas atij te babait te saj neper Australi, ne vitet '70-te, si punetor. Pavaresisht se aktualisht nuk behet per pune krahu, si atehere ne dekadat e para te pas luftes, edhe ky emigrim per arsye ekonomike behet. Sipas nje studimi te fundit 7 ne cdo dhjete te rinj greke, me dhe pa diplome, e shohin emigrimin si zgjidhje per mbijetese dhe karriere. Nje ne kater bile kane nisur dhe proceduren. Akoma pa mbaruar shkollen mendojne emigrimin, jo vetem ne Perendim, por edhe ne Lindje tani, ku shohin shume shanse.
"Mendoj si perspektive qe te mbetem jashte shtetit" thote studenti i vitit te trete te Informatikes, Jorgos Germanakos, qe ne vere do te shkoje ne Rusi per te pare shanset qe ofrohen. "Ne qofte se nuk do te jete Rusia do te jete dicka tjeter. Po gjeta ndonje nje shans do te mbetem aty. Nuk kam prioritet te pare Greqine". Sipas nje studimi tjeter, te shoqerise demoskopike "Pulse", 41% e te rinjve ka kerkuar pune jashte shtetit, kur 66% e tyre e konsiderojne te gabuar kursin, qe ndiqet ne vend.
Kriza nuk ben dallime, ajo u prish endrrat dhe u mbyll horizontin ne vend edhe te rinjve imigrante. Juliana dhe Viola, korcare qe te dyja, qe prezantohen vetem me emrin e tyre, nuk e fshehin se Greqia eshte vendi i plotesimit vetem te nje pjese te endrrave te tyre. "Realizova planet dhe endrrat e mia pe rsa i perket studimeve," thote Juliana, qe pas studimeve te saj pasuniversitare pedagogjike ne Angli u kthye serish ne Greqi. Ketu e priste edhe "zhgenjimi i pare i madh", sic thote. "M'u ofrua nje vend pune, besova fillimisht se ishte ai qe desha, por ne muajin e pare u zhgenjeva se kontrata e punes nuk u pergjigjej as nga ana financiare studimeve universitare dhe pasuniversitare qe kisha bere".
Integrimi i emigranteve eshte veshtiresuar
Sikur te mos mjaftonin "mentaliteti" dhe "barrierat" per femijet e imigracionit -Viola eshte shume e pezmatuar per kete - kriza e veshtiresoi dhe me teper integrimin e tyre ne tregun e punes. "Mendoj se perpiqem prape te dal jashte Greqise per dy arsye: per shanse me te mira pune dhe jetese," thote Juliana, e cila vlereson se eshte pak si heret qe te cilesojme brezin e saj si "brezin e krizes", me gjithe pasojat e dukshme te saj.
E ardhur me vone ne Greqi, ne vitin 1998, dhe duke e ndjere veten me pak te integruar, Viola nuk e sheh si nje gje te keqe emigrimin. "Te emigrosh nuk do te thote se eshte dicka e keqe. Eshte thjesht nje mundesi per te shkuar ne nje vend tjeter dhe per te testuar dhe mundesite e tua," thote Viola, qe qellimisht ndoqi studimet ne kolegun amerikan "per te provuar nje sistem tjeter arsimor, por edhe per mundesi te tjera emigrimi". Mund te jete emigrante dhe aktualisht shitese ne nje dyqan pijesh, por mendjen e ka tek emigrimi per studime dhe pune jashte shtetit si nje "qytetare e botes". "Te gjithe kane te drejte per te enderruar dhe per te bere plane per te ardhmen e tyre, sado veshtiresi qe te kalojne," thote prere Viola me nje siguri qe vetem te rinjte mund ta kene. Qofshin vendas apo te huaj, qe perbejne edhe te vetmen note optimiste ne sfondin depresiv te krizes...