Kosovaret dhe nenshtetesia shqiptare
Ani Ruci
Kushtetuta e Shqiperise, per marrjen e nenshtetesise, parashikon plotesimin e nje sere kriteresh dhe procedurash ligjore, qe jane te njejta edhe per qytetaret e Kosoves. Edwin Schwartz, Drejtor i komunikimit ne Institucionin e Presidences, thote per DW se qytetaret nga Kosova nuk kane perparesi ne raport me qytetaret e vendeve te tjera per te marre nenshtetesine shqiptare. Dhenia, apo lenia e nenshtetesise shqiptare behet me dekret nga Presidenti i Republikes. Legjislacioni i Shqiperise per nenshtetesine bazohet ne orientimet e Konventes Europiane "Per shtetesine". Ai pasqyron te drejten e shtetit te Shqiperise, qe ne perputhje me te drejten nderkombetare te percaktoje shtetasit e tij, te shmange mungesen e shtetesise dhe te mos diskriminoje mbi baze race, seksi, besimi, origjine kombetare, apo etnike. Pra edhe ne Shqiperi shtetesia perfaqeson nje lidhje juridike mes personit dhe shtetit, qe nuk tregon origjinen etnike te personit.
Dokumentacioni
Plotesimi i dokumentacionit, ku perfshihet edhe dokumentimi i lejes se qendrimit, kontrates se baneses dhe punes ne Shqiperi, paraprin kerkesen drejtuar Presidentit te Republikes per marrjen e shtetesise shqiptare. Edwin Schwartz, Drejtor i Komunikimit ne Institucionin e Presidences, thote per DW se shqiptaret nga Kosova, qe kerkojne te behen nenshtetas te Shqiperise, nuk kane perparesi. "Personat, qe gezojne me ligj perparesi, jane shtetasit pa shtetesi, per te cilet Shqiperia ka marre persiper nje mbrojtje te posacme ne nivel kombetar dhe nderkombetar. Perparesi kane edhe ata te huaj, qe kane mbushur moshen 18 vjec, te cileve edhe nese nuk plotesojne kriteret, qe parashikon ligji, u jepet nenshtetesia, pasi shteti shqiptar ka interesa te natyres shkencore, ekonomike, kulturore dhe kombetare", ve ne dukje Edwin Schwartz.
Me shume lenie se marrje nenshtetesie shqiptare
Te dhenat zyrtare nga Institucioni i Presidences per vitin 2010 tregojne se numri i individeve, qe ka lene nenshtetesine shqiptare per te marre nje nenshtetesi te huaj, eshte me shume se dyfishi i atyre, qe kane marre nenshtetesi shqiptare. Keshtu ne vitin e kaluar 371 persona lane nenshtetesine shqiptare, nderkohe qe ata, qe e moren ate, jane 158. Legjislacioni i Shqiperise percakton qe nje shtetas shqiptar mund te jete edhe shtetas i nje shteti tjeter. Por ketu futen ne loje angazhimet nderkombetare te Shqiperise per menjanimin e rasteve te shtetesise se shumefishte, apo mungeses se shtetesise. Ne sherbim te tyre shteti shqiptar ruan te drejten qe t'i kerkoje shtetasit te vet, ose shtetasit te huaj, qe kerkon shtetesi shqiptare, te zgjedhe vetem nje shtetesi.
Nuk ka rritje te fluksit te kerkesave per nenshtetesi shqiptare nga qytetare te Kosoves.
Etnia
Perkatesia e njejte etnike e shqiptareve te Kosoves me ata te Shqiperise, lidhjet e shumta ekonomike, kulturore e bejne Shqiperine destinacionin e pare te kerkesave per shtetesi dhe per te perfituar keshtu levizjen pa viza ne zonen Schengen ne raport me vendet e tjera te Ballkanit Perendimor, qe gezojne kete te drejte. Ketu qytetaret e Kosoves mund te perjashtojne Serbine. Mosnjohja nga ana e saj e shtetit te pavarur te Kosoves e ben te veshtire ne mos te pamundur mundesine qe qytetaret e Kosoves te kerkojne nenshtetesi serbe ne kembim te lirise se levizjes, pasi kjo do te kishte pasoja politike lidhur me pretendimet serbe ndaj Kosoves. Si paraqitet situata lidhur me kerkesat e qytetareve te Kosoves per te marre nenshtetesi shqiptare, pas heqjes se regjimit te vizave me BE? "Heqja e regjimit te vizave mes Shqiperise dhe BE nuk ka sjelle rritje te fluksit te qytetareve te Kosoves per te marre nenshtetesi shqiptare. Ne pergjithesi ka nje rritje te numrit te kerkesave te te huajve per te marre nenshtetesi shqiptare, te nje interesi me te madh per te punuar dhe jetuar ne Shqiperi", thote per DW Edwin Schwarz, drejtor i Komunikimit ne Institucionin e Presidences.
Shpresat, qe Komisioni Europian u ka dhene qytetareve te Kosoves per hapjen e negociatave per heqjen e vizave brenda ketij viti, pas permbushjes se kritereve nga ana e autoriteteve te Prishtines, duket se eshte ne baze te nje situate te tille.