Gripi, 60% e te prekurve me H1N1
Mjeket pohojne se jemi ne prag te epidemise, si per virozat ashtu edhe per virusin e derrit
Sonila Isaku
Plot 11 raste jane konfirmuar diten e djeshme me grip derri ne vendin tone, duke cuar ne 48 numrin e te prekurve. Nderkohe qe mjeket infeksioniste pohojne se situata po vjen duke u renduar, pasi 60 per qind e rasteve te konfirmuara me grip i perkasin H1N1.
Rastet
Drejtori i Institutit te Shendetit Publik, Enver Roshi, ka pohuar se 11 raste te reja me virusin A/HINI ose me te ashtuquajturin "gripi i derrit", jane shfaqur ne vendin tone. Nga 37 te infektuar qe ishte bilanci gjate dites se hene, tashme ky numer ka shkuar ne 48, nje rritje tejet e shpejte. “Vetem gjate dites se marte, ne kemi konfirmuar plot 11 raste te reja te virusit A/H1N1. Cdo dite kemi kerkesa per kryerje te analizave, kryesisht mostra qe vije nga spitalet e Tiranes”, ka pohuar Roshi. Thirrjet per te marre masat e nevojshme kane qene te shpeshta, dhe kjo per te rritur dhe ndjeshmerine ndaj shtetasve shqiptare, pasi virusi A/ H1N1 prek ne menyre me agresive personat me te ndjeshem, si te moshuarit, grate shtatzena, personat me semundje kronike, personat te cilet kane qene me pare te semure etj. Me konkretisht, gripi i derrit ka shfaqur rastet e para me komplikacione ne kryeqytet. Mjeket e sherbimit infektiv ne Qendren Spitalore Universitare “Nene Tereza”, konfirmojne se 5 paciente te prekur nga ky virus jane shtruar ne spital dhe po ndiqen me kujdes. Fatmiresisht rastet jane jashte rrezikut me perjashtim te njerit prej tyre, i cili gjendet ne reanimacion. “Aktualisht nje person i seksit mashkull ka probleme serioze, per shkak edhe te komplikacioneve e semundjeve te tjera shoqeruese qe ka. Ai eshte trajtuar me Tamiflu dhe eshte duke u mbajtur nen kontroll”, ka pohuar Klodiana Shkurti, mjeke infeksioniste ne QSUT.
Epidemia
Vendi yne ndodhet ne prag te epidemise per sa i perket rasteve te gripit te zakonshem, pasi jane duke u regjistruar deri ne 13 mije raste cdo jave. Nderkohe qe ne prag te epidemise jemi edhe per vete faktin se 60 per qind e rasteve te cilat konfirmohen me grip, i perkasin H1N1. “Jemi ne prag te shpalljes se epidemise se gripit, por jo vetem te gripit te zakonshem por kete vit edhe per gripin e derrit. Kjo pasi virusi ka marre nje perhapje deri ne 60 per qind te rasteve te konfirmuara. Ndaj do te apeloja per te gjithe te bejne kujdes duke u vaksinuar”, ka pohuar drejtori i Politikave ne MSH, njekohesisht edhe mjek infeksionit, Pellumb Pipero. Te dhenat tregojne se javen e fundit jane regjistruar 2 mije persona me shume se nje jave me pare te prekur nga gripi i zakonshem, e thene ne perqindje, sipas ISHP-se kemi rritje te semundjeve respiratore me 23 per qind me shume se tete dite me pare. “Kemi rritje te numrit te te prekurve nga gripi nga 2 mije deri ne 3 mije. Kjo eshte nje rritje e qenesishme qe tregon se qarkullimi i virusit eshte bere me aktiv. Nga 60 per qind e rasteve te konfirmuara jane A/H1N1”, deklaroi Pellumb Pipero, drejtor i Politikave Shendetesore ne Ministrine e Shendetesise. Sipas tij, cdo dite ne urgjencen e sherbimit te infektivit paraqiten 45 paciente me sindrome gripale, gjysma e te cileve jane me grip, ndersa rreth 1/3 e pacienteve jane te prekur nga virusi i gripit te derrit.
Keshillat qe duhet te kemi parasysh
Ekspertet e Shendetit Publik rekomandojne deri ne fund te janarit, vaksinimin e popullates, duke krijuar imunizim te organizmit deri ne muajin prill, kur kemi edhe nje normalizim te situates. Po ashtu rekomandohet larja e shpeshte e duarve, shmangia e ambienteve te mbyllura dhe te pa ajrosura, konsumi i vakteve me proteina dhe vitamina dhe marrja e sa me shume lengjeve. Sipas evidencave te Institutit te Shendetit Publik, cdo vit, sezoni me perhapjen me te madhe te gripit eshte nga dhjetori ne mars. Sakaq, Organizata Boterore e Shendetesise deklaroi se sistemi i Alertit duhet te jete nen monitorim te situates, si per izolimin e viruseve ne qarkullim, ashtu edhe per kombinimin e tyre ne nje, qe konsiderohet edhe fatale per shendetin e njeriut.
Serbi, H1N1 regjistrohet vdekja e pare per vitin
Serbia regjistroi vdekjen e pare per kete vit lidhur me virusin e gripit H1N1, njoftoi sot Instituti Kombetar per shendetin ne nje komunikate. “U regjistrua rasti i pare i vdekjes lidhur me virusin e gripit H1N1. Behet fjale per nje person te lindur ne vitin 1968, nga Banati, ne verilindje te Serbise dhe i cili vuante nga nje semundje kronike e zemres”, beri te ditur instituti. Ne Serbi, 26 persona jane prekur nga virusi H1N1, tre prej te cileve ne gjendje te rende jane shtruar ne spital ne pavijone te kujdesit intensiv, shtoi i njejti burim.
Te dhena
11 raste me grip derri jane konfirmuar vetem diten e djeshme
48 raste rezultojne te prekura zyrtarisht
5 paciente ndodhen ne spitalin infektiv per kurim
1 person eshte ne gjendje te rende shendetesore
60 % e te konfirmuarve me grip i perkasin H1N1
2 mije persona me shume jane paraqitur ne spitale kete jave
13 mije eshte numri i te prekurve nga gripi dhe virozat
23 per qind me shume jane shtuar rastet kete jave
45 paciente paraqiten ne infektiv cdo dite me shenja gripi