E Shtunë, 31 Tetor 2026

Gati shtrati ligjor për centralet bërthamore

Kuvendi

Komisioni për Politikën e Jashtme do të marrë në shqyrtim sot projektligjin “Për ratifikimin e protokollit shtesë të marrëveshjes ndërmjet Republikës së Shqipërisë dhe Agjencisë Ndërkombëtare të Energjisë Atomike, për zbatimin e garancive në të gjitha veprimtaritë bërthamore të Shqipërisë”. Energjia bërthamore përdoret nga shumë vende për prodhimin e energjisë elektrike dhe në vendin tonë, kohët e fundit është hedhur ideja për ndërtimin e centraleve bërthamore. Aktualisht në të gjithë botën janë rreth 440 centrale bërthamore.

#

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›