E Diel, 1 Nëntor 2026

Gati skema e rritjes së pensioneve, efektet financiare nisin në Maj, shpërndarja pas 1 Korrikut

ISSH: Rriten 15-18 për qind pensionet për ish mjekët, pedagogët dhe mësuesit


Për të gjitha kategoritë e pensioneve është pothuajse gati skema e re e rritjes së tyre e cila do të aplikohet pas datës 1 Korrik. Ndërsa Instituti i Sigurimeve ka realizuar skemën e përfitimeve kategoritë përkatëse, në të cilat bëjnë pjesë pensionistët në fshat e në qytet,

invalidët, ish minatorët apo edhe mësuesit e mjekët në pension do të mund të përfitojnë pensionin bashkë me shtesat përkatëse më një Korrik. Në këtë kontekst sipas Specialistëve të Institutit të Sigurimeve Shoqërore rritja për kategoritë e ish mësuesve, ish pedagogëve, mjekëve dhe infermierëve në pension do të pësojë një efekt financiar nga 15 deri në 18 për qind sipas vështirësisë, dhe cilësisë së profesionit. Specialistë nga ISSH kanë deklaruar ditën e djeshme për gazetën SOT se është gati skema e re e rritjes për të gjitha kategoritë dhe efektet financiare kanë filluar në 1 Maj, ndërkohë që pensionet dhe shtesat për çdo kategori përkatëse do të jepen menjëherë pas 1 Korrikut. Sipas Specialistëve edhe shtesat për  këto kategori do të jepen po në këtë kohë. Sipas përllogaritjeve pensionet e ish mësuesve do të rriten 15 për qind, e ndërsa cilësohen një stad më lart ish pedagogët do të përfitojnë që prej 1 Korrikut një pension që do të rritet në masën 18 për qind. Ndërsa pensionet e mjekëve do të rriten 16-18 për qind duke marrë parasysh edhe vështirësitë e profesionit të tyre por edhe emërtimin. Në këtë kontekst rritjen maksimale për këtë kategori e cila do të jetë në masën 18 për qind dhe cilësohet e konvertuar në lekë me 18- deri në 20 mijë lekë të vjetra për çdo pension pleqërie do ta përfitojnë ish shefat e shërbimit, apo mjekët që kanë punuar për disa vite ne terrene të vështira. Kjo gjë vlen edhe për ish mësuesit që një pjesë të gjatë të profesionit të tyre e kanë ushtruar në zona të largëta. Ndërsa për kategoritë e ish mësuesve dhe të ish infermierëve pensioni do të rritet nga 10 deri në 15 për qind.


Profesionet
Llogaritja e moshës si dhe e viteve të nevojshme të punës për të përfituar pension llogaritet në bazë të kategorive të punëve që ka bërë aplikuesi për pension. Kështu, në kategorinë e parë në përgjithësi përfshihen punët në nëntokë. Në të dytën, në mënyrë masive përfshihen mësuesit dhe pedagogët, apo mjekët e infermierët si edhe ushtarakët me grada, si dhe punët drejtuese dhe shfrytëzuese. Ndërsa në kategorinë e tretë futen përgjithësisht nëpunësit dhe punonjësit e shërbimit. Tre janë profesionet dominuese të klasifikuara sipas tri kategorive, që janë dhe më favorizuarat në rastet e aplikimit për të përfituar një pension pleqërie. Sipas Institutit të Sigurimeve Shoqërore, ish-minatorët dhe industria e rëndë përfitojnë të parët. Mësuesit, mjekët dhe ushtarakët me grada janë pjesë e kategorisë së dytë, ndërsa nëpunësit bëhen përfitues të kategorisë së tretë. Në kategorinë e parë në përgjithësi përfshihen punët në nëntokë, në ish-industritë ushtarake, në ish-industritë kimike, aviatorët dhe shkrirësit në metalurgji dhe fonderi. Në kategorinë e dytë, masivisht përfshihen mësuesit dhe pedagogët, ushtarakët me grada, si dhe punët drejtuese dhe shfrytëzuese në minierat në sipërfaqe, punonjësit e mekanizmave të rënda (ekskavatoristë, buldozeristë, vinçierë). Ndërsa në kategorinë e tretë futen përgjithësisht nëpunësit dhe punonjësit e shërbimit. Kështu, për punët e kategorisë së parë dhe të dytë, nga vjetërsia e punës gjithsej që kërkohet, 3/4 e saj duhet të kenë kryer një punë të kategorisë së parë dhe të dytë, me përjashtim të personave që kanë punuar në miniera në nëntokë ose në punime të tjera të nëntokës, të cilëve u kërkohet që 1/2 e periudhës së punës të jetë në këto punime. Vjetërsia e punës për profesionet e kategorisë së parë duhet verifikuar nga aplikuesit, pasi shumë prej minierave apo industrive kimike dhe ushtarake janë mbyllur dhe një pjesë e ish-punonjësve të këtyre ndërmarrjeve kanë punuar në punë të tjera, të cilat mund të mos përputhen me të njëjtën kategori, si puna e mëparshme.


Rritja
Të ardhurat e pensioneve minimale në qytet rriten nga 8350 lekë në 12 400 lekë, pra me rreth 49 për qind. Sipas vendimit të Qeverisë ashtu si edhe çdo vit edhe buxhetorët do të përfitojnë një rritje të pagave. Këto kategori përfshijnë  rreth 44 mijë punonjësve të arsimit, por edhe mjekë e infermiere që aktualisht janë duke kryer detyrën e tyre. Me rritjen aktuale, pagat e punonjësve të arsimit, sektorit të shëndetësisë, mjekëve dhe infermierëve, si dhe për 104 mijë punonjës të tjerë buxhetore, paga mesatare pritet të ndryshojë nga 27 300 lekë që ishte në vitin 2005, në 45 900 lekë në muaj ose 68 për qind më e lartë . Nisur nga kjo, mësuesit e arsimit parauniversitar nga një pagë prej rreth 23 mijë lekë kalojnë në një pagë rreth 46 mijë lekë. Po kështu punonjësit e infermierisë nga një pagë prej 13 mijë lekë kalojnë në një pagë prej 31 mijë lekë.

Kushtet e përfitimit për ish mësuesit, si llogaritet rritja e pensionit
Instituti i Sigurimeve Shoqërore,  ka  përcaktuar edhe kriteret e daljes në pension për stafet akademike në universitete dhe mësuesit e arsimit parauniversitar. Specialistët e sigurimeve shoqërore pohojnë se për të gjitha kategoritë që janë afër përmbushjes së kriterit të moshash për të drejtën e pensionit duhet të kryejnë procedurat përkatëse në mënyrë që të përfshihen në skemën e trajtimit që ditën e parë kur u lind e drejta. Ashtu si gjithë kategoritë e tjera, edhe mësuesit e pedagogët duhet të bëjnë një kërkesë pranë agjencive rajonale të sigurimeve të rrethit të tyre, ku dorëzojnë dokumentet përkatëse, të cilat konfirmojnë llojin e përfitimit. Bazuar në ligjin e sigurimeve shoqërore, përcaktohet se pensioni llogaritet me 75 për qind të pagës neto mesatare mujore të secilës kategori.


Kriteret
Mësuesit dhe pedagogët duhet të plotësojnë tri kushte (tashmë të përcaktuara) për tu përfshirë në skemën e pensioneve për 2009-2010-n. Kriteri i parë është ai i moshës, ku sipas llogaritjeve të bëra nga ekspertët e sigurimeve arrihet për femrat në moshën 58 vjeç, ndërsa për meshkujt në moshën 63 vjeç. Kriteri tjetër ka të bëjë me vitet e punës që mësuesit apo pedagogët duhet të kenë në profesionin e tyre, ku për secilën kategori kërkohen të paktën 35 vjet të siguruara. Ndërsa kriteri i tretë është ai i viteve të siguruara në profesionin përkatës. Megjithatë, specialistët deklarojnë se me kalimin e viteve kriteri i moshës për secilën gjini do të pësojë rritje çdo 6 muaj. Kjo derisa të arrihet mosha e daljes në pension për femrat 60 vjeçe, ndërsa për meshkujt 65 vjeç, çka do të thotë se rritja e kriterit moshë do të vijojë edhe për tre vjetët e ardhshëm. Gjithashtu ekspertët sqarojnë se për të dyja kategoritë do të njihen si vjetërsi pune edhe vitet e shkollës së lartë për femrat dhe vitet e shërbimit ushtarak për meshkujt. Që të dyja këto raste duhen dokumentuar me librezën e notave së bashku me vulat përkatëse si dhe vërtetimin e lëshuar nga dega e ushtarake. Konkretisht për femrat që kanë mbaruar dy fakultete, sipas ligjit merret si vjetërsi shërbimi vetëm koha e ndjekjes së njërit fakultet, (jo më shumë se 6 vjet), ndërkohë që për vitet që janë trajtuar me ndihmë ekonomike apo kur kanë kryer periudhën e zboreve ushtarake nuk do të ketë njohje të tyre si vjetërsi pune, pasi këto vite janë të përfshira në vitet studimore (pavarësisht afatit kohor në të cilin janë kryer).

Dokumentet përkatëse për çdo kategori
Për të gëzuar të drejtën e pensionit që në ditën e parë të mbushjes së kriterit moshë kategoritë e ish pedagogëve, mësuesve, mjekëve, infermierëve si edhe për ushtarakët në pension duhet të dorëzojnë kërkesën për përfitim pranë agjencive para datës 30 qershor të viti 2010. Dosja e dokumenteve përfituese duhet të përmbajë: librezën e punës të plotësuar deri ditën e fundit, që është paguar me rrogë (për meshkujt që janë përfshirë në shërbimin ushtarak të detyruar, kërkohet libre

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›