Në prag të sezonit turistik, nis prishja e ndërtimeve në bregdetin e Jonit
tashmë janë dërguar pranë çdo ndërtimi pa leje në këtë hapësirë gjeografike plani i prishjeve dhe çdo subjekt është lajmëruar në dy linja për këto prishje, me njoftim zyrtar të shkruar dhe me njoftim dublikatë me gojë nga inspektorët përkatës. Sipas këtyre burimeve, pothuajse të gjithë pronarët e këtyre subjekteve kanë kundërshtuar këto prishje sepse tashmë fillon sezoni veror dhe ata edhe këtë vit kanë investuar në këto subjekte dhe vetëm këta dy muaj janë muajt e fitimeve për të nxjerrë shpenzimet e kryera. Specialistët bëjnë me dije se do të jenë gjithsej 125 ndërtime që do të prishen nga inspektorati i ndërtimit dhe këtu futen që nga kioskat e thjeshta e deri tek investimet disa milionëshe për hotele dy tre katëshe që nuk do të tolerohen por do të prishen. Tashmë është bërë gati e përvitshme kjo praktikë pune nga ky inspektorat që në fillim sezoni fillon prishjet e këtyre ndërtimeve që në shumë raste rindërtohen sapo largohet inspektorati i ndërtimit për të pritur sezonin e ardhshëm për tu riprishur. Këtë vit, ashtu siç bëjnë me dije specialistë nga ky inspektorat janë marrë masa që të mos lejohet rindërtimi i tyre sepse prishja do të jetë totale dhe jo siç ka ndodhur viteve të tjera kur janë prishur vetëm muret anësore. Po ashtu, këto prishje do të kontrollohen herë pas here dhe sapo të vihet re tentativa për ringritje, do të ndërhyhet përsëri për prishje. Por jo vetëm në bregdetin e Jonit vihet re fenomeni i ndërtimeve pa leje në të shumtën e rasteve i gjithë bregdeti shqiptar është pothuajse i mbingarkuar e pothuajse i bllokuar nga ndërtimet shumë katëshe të cilat nuk kanë kryer as rërën e plazhit. Nuk kanë qenë të pakta rastet kur këto ndërtesa janë vendosur shumë pranë njëra tjetrës e në rastet më flagrante edhe në një afërsi shumë problematike me bregun e detit duke zaptuar në këtë mënyrë edhe rërën për palzhistët. Ky fenomen vihet re më së shumti në zonën e Currilave në Durrës por nuk ka munguar as në liqenin e Pogradecit apo në bregdetin e Voskopojës apo të Shëngjinit.
V. SAKO