Gati tarifa tjetër për karburantet
TIRANË- Së shpejti çmimi i karburanteve pritet të ketë një rritje të mëtejshme, pas një takse të re për mirëmbajtjen e rrugëve që parashikohet të vilet përmes sektorit të hidrokarbureve. Sipas shoqatës “Bisness Albania”, qeveria po harton një projektligj për sanksionimin e tarifës së re. Përgatitja e draftit është njoftuar edhe në vendimin e qeverisë të publikuar në fletoren zyrtare, për rishikimin e Planit Kombëtar të Transporteve.
Ai përfshin krijimin e një fondi tëposaçëm për mirëmbajtjen e rrugëve, që arrin deri në 60 milion euro në vit. Taksa e karburanteve është rritur të parën herë në muajin gusht, me 5 lekë për litër dhe herën e dytë në 1 janar të këtij viti, me 2 lekë për litër, duke arritur në total në 8.4 lek për litër, përfshi dhe TVSh-në. Nëse vendoset edhe taksa e re e mirëmbajtjes së rrugëve, çmimi i karburanteve mund të arrijë vlerën 200 lekë për litër.
(Shkrimi sot në Gazeta Shqiptare)
(el.me/BalkanWeb)