Pacienti u dogj, burg për infermierin e psikiatrisë
TIRANË- Gjykata e Tiranës dënoi me burg dhe gjobë një infermier të pavijonit të psikiatrisë. Idaet Kanto është shpallur fajtor për shpërdorim detyre, pasi sipas gjykatës nuk parandaloi vetëdjegien e një pacienti të pavijonit.
O.M, u dogj i gjallë, pasi në dhomën e izolimit ku ishte dërguar për shkak se ishte agresiv dhe përbënte rrezik për personelin e pavijonit dhe pacientët e tjerë, ishte gjetur një çakmak.
Sipas gjykatës, infermieri Kanto nuk ka kontrolluar ambientin e izolimit, brenda të cilit është futur çakmaku, që më pas është përdorur për të ndezur zjarrin, çka solli për pasojë dhe vdekjen e pacientit. Para gjykatës i pandehuri e ka pranuar akuzën dhe pranuar fajësinë duke shprehur pendim të thellë për gjithçka kishte ndodhur.
(Shkrimi i plotë sot në Gazeta Shqiptare)
(el.me/BalkanWeb)