Dimri, këmbëkryq në Shqipëri – dëbora dhe ngricat bllokojnë disa komuna dhe akse rrugore
Moti i ftohtë dhe me reshje do jetë prezent në rajonin e ballkanit edhe për javën e ardhshme
Reshjet e dëborës dhe ngricat si pasojë e temperaturave të ulëta të ditëve të fundit kanë bllokuar shumë akse rrugore kryesisht në zonat juglindore, verilindore dhe veriore të vendit. Në Korçë, aksi Kapshticë-Kozanë është i bllokuar për mjetet e tonazhit të rëndë, ndërsa qarkullimi në aksin Korçë-Kapshticë, në Qafën e Qarrit, në Voskopojë dhe Qafën e Llogorasë është i vështirë si pasojë e ngricave.
Në qarkun e Dibrës, ngricat kanë bërë të pakalueshëm aksin Peshkopi-Librazhd, ndërsa të bllokuara janë komunat Lurë, Kalaja e Dodës dhe Sllove. Në Bulqizë, të bllokuara janë komunat Ostren e Trebishte si edhe disa fshatra të Martaneshit. Si pasojë e borës është i bllokuar edhe aksi Bardhet-Iballë.
Sipas meteorologëve moti i ftohtë me temperatura disa gradë nën zero do të pasojë edhe në ditët në vijim.
...