Kisha Ortodokse ruse këshillon Putinin: “Dëgjoji protestuesit”

08-01-2012 / Gazeta 55
Udhëheqësi i Kishës Ortodokse Ruse ka kërkuar dje nga qeveria që t’i dëgjojë protestuesit. Këtë kërkesë ai e ka bërë gjatë një interviste televizive, me rastin e shënimit të Krishtlindjeve Ortodokse. Patriarku Kirill tha se qeveria duhet që përmes dialogut dhe duke e dëgjuar shoqërinë, ta përmirësojë kursin dhe pastaj gjithçka do të jetë në rregull.
Në javët e fundit, me dhjetëra njerëz kanë protestuar kundër mashtrimeve që janë bërë në zgjedhjet e fundit parlamentare në Rusi, duke bërë thirrje për përfundimin e sundimit të kryeministrit, Vladimir Putin. Një protestë e tretë pritet të mbahet më 4 shkurt, një muaj para zgjedhjeve presidenciale në vend, në të cilat Putini shpreson që ta zgjasë fuqinë e tij edhe për gjashtë vjet të tjera.
...