Super-Bogdani, Kievo gjunjëzon Xhenoan vetëm në shtatë minuta
Erjon Bogdani konfirmon formën e shkëlqyer që po kalon. Pasi u shndërrua në "njeriun-gol" të Kombëtares së drejtuar nga Josip Kuzhe, sulmuesi është bërë një element shumë i rëndësishëm edhe për Kievon. Skuadra veroneze arriti fitoren e dytë radhazi në Serinë A, duke mposhtur 3:1 Xhenoan dhe protagonisti absolut ishte kuqeziu. Edhe pse ishte në dyshim për aktivizimin si titullar, 32-vjeçarit i kanë mjaftuar vetëm 7 minuta lojë për të gjunjëzuar Xhenoan, që deri në fundjavën e kaluar ëndërronte të luftonte si e barabartë për titullin italian. Në minutën e katërt, Bogdani kontrollon bukur një harkim në zonë, por pengohet nga Biava dhe gjyqtari Roki nuk ka asnjë dyshim duke akorduar 11-metërsh. Ekzekutimin nga pika e bardhë e mori përsipër Markolini, i cili zhbllokoi rezultatin. Vetëm tri minuta më pas, shqiptari i ka dhënë goditjen e "knock-down"-it kundërshtarëve, duke dërguar në rrjetë një harkim të ardhur nga Luçiano. Duke përfituar nga gabimi i mbrojtjes së Xhenoas, "Er-Bomber" ka festuar golin e parë sezonal në kampionat, ashtu si shpresonte përpara fillimit të ndeshjes. Sulmuesi ka qëndruar në fushë deri në minutën e 63, kur është zëvendësuar nga Granoke. Përveç penalltisë së fituar dhe golit të shënuar, ai ka vrapuar shumë në ndihmë të skuadrës, duke u sakrifikuar edhe në fazën mbrojtëse. Në përfundim të sfidës, Bogdani u vlerësua si lojtari më i mirë i veronezëve, së bashku me portierin Sorrentino. Për paraqitjen e tij, ai meritoi notën 8 dhe shpjegimi ishte: "Fitoi penalltinë që zhbllokoi rezultatin dhe realizoi golin e dytë vetëm pas 7 minutave lojë: vendimtar. Bogdani u largua nga fusha e lojës mes duartrokitjeve të tifozëve, të cilët e përshëndetën për kontributin dhe lojën e bukur".
Fundjava ka qenë mjaft pozitive edhe për sulmuesin tjetër titullar të Kombëtares shqiptare, Hamdi Salihi. Shkodrani ka luajtur përgjatë gjithë 90 minutëshit në sfidën e turit të dytë të Kupës së Austrisë, ku Rapidi i Vjenës fitoi 7:1 në fushën e modestëve të St. Veit. Trajneri Pakult ka përdorur rotacionin dhe kjo i dha mundësi shkodranit që të luante përgjatë gjithë 90-minutëshit, pas paraqitjes së shkurtër në fitoren 3:0 të arritur në mesjavë me Hamburgun në Europa League. Salihi ka shënuar golin e katërt për Rapidin në minutën e 49-të, duke sigluar rrjetën e dytë në tri ndeshjet e para me klubin vjenez.