Rrëfimi i përkthyesit shqiptar: “Takimi sekret me Mao Ce Dunin”
Aventura e papritur e dy përkthyesve shqiptarë në vilën sekrete të diktatorit kinez. Mufit Mushi rrëfen detajet e takimit sekret me liderin e Kinës komuniste
Ben Andoni
Në kulmin e Revolucionit Kulturor kinez, në mesin e viteve ’60, dy përkthyes shqiptarë ftohen papritur në një takim të fshehtë me kryetarin e Partisë Komuniste të Kinës, Mao Ce Dun, në një rajon të fshehtë të Kinës Jugore, pranë Shangait, ku ai jetonte larg zhurmës dhe lojërave politike të Pekinit. Në këto kujtime interesante, përkthyesi i njohur Mufit Mushi rrëfen 90 minutat e një takimi surprizë me kreun e Kinës komuniste, në të cilin ai dhe kolegu i tij dëgjuan të habitur dhe të shokuar idenë e Mao Ce Dunit se citatet e tij, të cilat ata po i përkthenin prej muajsh, “nuk i hynin fare në punë popullit shqiptar”. Një qëndrim që shkonte kryekëput në kundërshtim me pozicionin e Shqipërisë komuniste dhe të vetë Enver Hoxhës, i cili kishte urdhëruar përkthimin dhe botimin urgjent të citateve të Mao Ce Dunit.
Në cilësinë e përkthyesit të gjuhës ruse kam qenë disa herë në Kinë dhe gjatë qëndrimit atje në periudha të ndryshme kohe, 1956, 1960, 1963, 1964 dhe 1967, kam mundur të krijoj një farë ideje për këtë vend me hapësirë shumë të gjerë dhe këtë popull shumë të madh.
Për herë të parë u njoha me Kinën në vitin 1956, si përkthyes i delegacionit të Partisë së Punës, të kryesuar nga Enver Hoxha, që mori pjesë në punimet e Kongresit VIII të Partisë komuniste të Kinës. Në 1960-n më qëlloi të shoqëroj po me cilësinë e përkthyesit, delegacionin parlamentar të vendit tonë, të kryesuar nga kryetari i Presidiumit të Kuvendit Popullor, Haxhi Lleshi, që bëri një vizitë në Kinë, në RD të Vietnamit, RDP të Koresë dhe në Mongoli.
Udhëtimin tim të tretë në Republikën Popullore të Kinës e bëra nga mesi i vitit 1963 dhe ai zgjati deri në mars 1964. Detyra ime këtë radhë ishte botimi në gjuhën shqipe në një nga shtypshkronjat e Pekinit, i veprave të Mao Ce Dunit në 5 vëllime. Kurse të katërtën vizitë e kam kryer në vitin 1967, kur unë dhe kolegu im, Vangjel Moisiu, morëm nga aparati i KQ të Partisë detyrën të botojmë atje citatet nga veprat e Mao Ce Dunit....
Në këtë episod, i cili ndodhi në periudhën prill-gusht 1967, ia vlen të ndalem dhe të tregoj. Kjo periudhë ishte shumë e rëndësishme për Kinën komuniste dhe që njihej si kulmi i Revolucionit Kulturor. Gjatë kësaj kohe kam qenë dëshmitar i ngjarjeve të tilla që tronditën thellë gjithë Kinën, tërhoqën vëmendjen e opinionit ndërkombëtar, gjatë të cilave njëra palë e forcave politike, e cila kishte në anën e saj edhe forcat e armatosura, lau hesapet me palën tjetër dhe përforcoi pushtetin e vet në të gjitha fushat e jetës.
Dhe pikërisht, në kulmin e këtij revolucioni, në gusht të vitit 1967, unë dhe kolegu im i punës së përbashkët në Pekin, Vangjel Moisiu, krejtësisht papritur u ndodhëm në vilën sekrete të Maos.
.... Ne kishim shkuar në Shangai për të kaluar disa ditë pushim, pas një pune rraskapitëse, që shpesh vazhdonte edhe pas mesit të natës. Papritmas vjen nga Pekini Fani, përkthyesi i shqipes që punoi bashkë me ne, një djalë mjaft i shkathët, i cili pati mbaruar studimet në Universitetin shtetëror të Tiranës dhe që e njihte shqipen relativisht më mirë se të gjithë kinezët e tjerë që patën ndjekur studimet bashkë me të në Tiranë. Në atë kohë ai punonte në Drejtorinë e Lidhjeve Ndërkombëtare të KQ të PK të Kinës.
Një ditë Fani na tha se kishte ardhur urgjentisht nga Pekini me një aeroplan gjuajtës, me një mision tepër të rëndësishëm që kishte lidhje edhe me ne, por, ama, se çfarë misioni ishte ky, këtë do ta mësonim më vonë. Pasi hëngrëm drekë ai na tha se do të shkonim diku. “Atje do ta merrni vesh se për çfarë bëhet fjalë”, - na tha ai.
Makina la mbrapa qytetin e madh e të zhurmshëm të Shangait dhe pas pak i shmanget magjistralit kryesor. Pastaj futemi në një zonë pyjore.
“Do të takohemi me Maon”, - i them në vesh Vangjelit. Ai tund kryet në shenjë mohuese: “E gjete ti!” Unë i përsëris që me siguri do të takohemi me Maon, kurse ai në të tijën: “Në atë krah fli”.
Makina ndalet para një vile rrethuar me gjelbërim. Dikush del nga vila dhe na hap derën e makinës. Dalim nga vetura dhe ndjekim shoqëruesin. Në një sallon të thjeshtë qëndronte në këmbë Mao Ce Duni. Të habitur në kulm shtrënguam duart me të. Ai na ftoi të kalonim në një sallë tjetër që dukej si ambient pritjeje. Zumë vend në kolltukë, Maoja, unë, Vangjeli dhe Jao Venjuani (figura më e re në shtabin e Revolucionit Kulturor) dhe Fani, përkthyesi ynë, i cili shumë vjet më vonë do të përfaqësonte vendin e tij në Shqipëri, në cilësinë e ambasadorit.
Ishte në stilin kinez të asaj kohe që të jepej ndonjë njoftim, ku të dëshmohej se kryetari Mao ishte shëndoshë e mirë, e në këtë mënyrë përgënjeshtroheshin fjalët e shtypit botëror lidhur me të. Shoqëruesit kinezë na patën thënë në konfidencë se qenë bërë shumë përpjekje për të vrarë Maon, prandaj dhe ishin marrë masa të forta për mbrojtjen e tij. Bile ishte zbuluar, sipas fjalëve të tyre, një atentat për ta vrarë në tribunën e Tien An Menit, me një raketë të vendosur në një godinë diku përballë tribunës. Qysh nga paraqitja e Maos në festimet e 1 Majit, nuk mbaj mend të ishte bërë ndonjë njoftim zyrtar për të. Mendoj që pikërisht për këtë arsye u organizua edhe takimi ynë surprizë.
Në këtë takim, i cili ndodhi më 16 gusht 1967, në orën 6 pasdite, e që zgjati plot 90 minuta, gjë jo e zakonshme për Maon, udhëheqësi kinez na foli me hollësi për qëllimet dhe detyrat e Revolucionit Kulturor që po zhvillohej në Kinë, për ecurinë e tij, por edhe të metat që ishin vënë re dhe për perspektivat e tij. Ai foli edhe për qëndrimet e ndryshme të forcave që vepronin brenda kësaj lëvizjeje dhe pozicionet e personaliteteve të ndryshme politike. Në një çast ai e ndërpreu bisedën dhe iu drejtua përkthyesit tonë, Fanit:
“Ti vjen nga Pekini. A mund më thuash çfarë u bë në takimin ku duhet të bënte autokritikë Çen Ija?” (një ushtarak i lartë me gradën e mareshallit, ministër i Punëve të Jashtme dhe drejtues kryesor i Partisë Komuniste Kineze). Fani shpjegoi se ditën e caktuar, në sallën e mbushur plot, Çeni doli në tribunë, u përkul para portretit të Maos dhe tha: “Maoxhusi, ju kërkoj falje”. Pastaj u përkul para portretit të Linit dhe përsëriti të njëjtën gjë. Së fundi u përkul para publikut dhe sërish i kërkoi falje një studenti që qe arrestuar me urdhrin e tij, sepse kishte vënë fletërrufe kundër Çu En Lait.
Ky qe, në vija të përgjithshme, informacioni që Fani i dha Maos për Çen Inë. Duke marrë shkas nga ajo që dëgjoi, Mao na tha se Çen Ija ka bërë gabime të rënda gjatë Revolucionit Kulturor, porse ishte gjithashtu një njeri shumë i zoti, e hëpërhë nuk kishin me kë ta zëvendësonin. Prandaj, tha Maoja, ai do të vazhdojë të qëndrojë në postin e ministrit të Jashtëm. Mendime analoge na shfaqi ai edhe për një sërë personalitetesh të tjerë, kryesisht ministra.
Në vazhdim të bisedës me ne Maoja u ndal në perspektivën e Revolucionit, foli për katër fazat kryesore të tij, për objektivat më të afërta dhe ato më të largëta, për vështirësitë e mëdha që haseshin. Ne i shpjeguam që ishim dërguar në Pekin me porosi të Enver Hoxhës, për të botuar në gjuhën shqipe libërthin me citatet e Maos.
- ǒju duhen juve citatet e mia? - pyeti për habinë tonë Mao Ce Duni.
- Ato kanë vlerë të madhe për vendin tonë, – iu përgjigja unë.
- E ç’vlerë mund të kenë për popullin shqiptar citatet e mia, të cilat bazohen mbi jetën, praktikën dhe kushtet e Kinës? Për ju ato s’kanë asnjë vlerë, - replikoi ai.
Mund të imagjinohet habia dhe situata e vështirë që krijoi një reagim i tillë i paparashikuar te ne. Për një çast mendohet që po na hidhej poshtë, që po na shkonte kot gjithë ajo punë disamujore dhe vendosa ta “mbroj” edhe një herë mendimin tim.
- Partia jonë u jep shumë rëndësi atyre, - shtova unë, - për to është interesuar personalisht shoku Enver. Madje mund t’ju them që fillimisht tirazhi i tyre qe caktuar në 20 mijë kopje, por ditët e fundit, me sugjerimin tonë, Tirana kërkoi që ky tirazh të rritet deri në 100 mijë ekzemplarë dhe kjo për shkak të interesit që ato paraqesin edhe për Shqipërinë.
- Po jua them haptas, - vijoi Maoja pas përgjigjes time, - unë kam dhënë porosi të prerë të mos botohen as në Kinë citate nga fjalimet e mia, por të botohen citate të zgjedhura nga veprat e Marksit, Engelsit dhe Leninit, mirëpo këta, - ja ku është shoku Jao Venjuan, - këta nuk i kanë zbatuar porositë e mia.
Ai i hodhi një vështrim qortues Jaos, i cili, i ndodhur ngushtë, nuk e hapi fare gojën.
Gjatë bisedës, ndërsa flitej për punën tonë në Pekin, kur ne thamë që për citatet interesohej vetë Enver Hoxha, Maoja shfaqi, siç thashë më sipër, mendimin që ato citate nuk vlejnë për Shqipërinë. Pas kësaj bëri një pauzë të gjatë dhe tha: “Enver Hoxha duhet përmendur kurdoherë si marksist-leninist i madh”, - duke vijuar të fliste me respekt për të, për rolin e tij në drejtimin e vendit gjatë dhe pas Luftës.
Takimi interesant dhe i papritur me Mao Ce Dunin mbaroi. Vetë Maoja na përcolli deri te makina. Kjo përballje 90-minutëshe me të na la përshtypjet më të mira për këtë udhëheqës të njohur dhe personalitet të madh, që respektohej dhe adhurohej nga i gjithë populli i tij.
Pas disa ditësh u kthyem në Pekin. E para gjë që bëra ishte zbardhja (hedhja në letër) e shënimeve stenografike që kisha mbajtur gjatë takimit me Mao Ce Dunin, të cilat ambasada jonë ia nisi urgjentisht Tiranës. Më vonë ato u shfrytëzuan në njërin nga librat e Enver Hoxhës. Tani, 30 vjet të kaluara, e kam të pamundur t’i deshifroj ato mesazhe të asaj bisede të gjatë, për të plotësuar dhe saktësuar këtë pjesë të kujtimeve, cila në tërësi është e saktë, por ende jo e plotë...
Të nesërmen, pas mbërritjes në Pekin, na njoftuan se Kan Sheni, njëri ndër udhëheqësit kryesorë të Revolucionit Kulturor, kishte kërkuar një takim urgjent me ne. Na habiti kjo kërkesë para largimit për në atdhe. Madje u shqetësuam pak se mos na bënin ndonjë shtyrje tjetër të qëndrimit në Kinë, siç kishte ndodhur një muaj më parë.
Takimi u mbajt në Shtëpinë e Mbledhjeve Popullore. Aty ishin të pranishëm edhe ambasadori shqiptar në Pekin, Vasil Nathanaili. Kan Shen shfrytëzoi rastin për t’i kërkuar ndjesë atij për faktin që nuk u ftua në takimin tonë me Maon, duke shpjeguar se ishte thjesht një keqkuptim. Pavarësisht nga kjo, të gjithë e kishim të qartë arsyen: fshehtësia e vendndodhjes së Mao Ce Dunit. Dhe në fakt Sheni na tha në konfidencë që vendin ku ndodhej Maoja e dinin vetëm anëtarët e Byrosë Politike: “Në lidhje me këtë ruhet fshehtësia më e madhe”, - na tha ai. Më pas Sheni hyri në temë, duke m’u drejtuar mua: “Gjatë takimit me kryetarin Mao ju keni mbajtur shënime të hollësishme. Gjatë bisedës me ju, kryetari shtjelloi gjerë detyrat dhe rrugët e mëtejshme të zhvillimit të Revolucionit Kulturor, strategjinë dhe taktikën e tij. Mendimet e Maoxhusë lidhur me Revolucionin kanë rëndësi të jashtëzakonshme për Partinë dhe popullin kinez. Ne duhet të njohim udhëheqjen e Partisë me to dhe t’i zbërthejmë ato. Prandaj, ju lutem, të më jepni një kopje të shënimeve tuaja. Besoj se e dini që ai nganjëherë mendimet e reja për probleme të ndryshme të rëndësishme i shfaq në takime me personalitete që takon. Kështu ndodhi edhe këtë radhë, por as Juan Venjuani, as Fani nuk kanë mbajtur shënime. Ja përse ju lutem që të më jepni një kopje të shënimeve tuaja”.
I premtova t’ia plotësoj kërkesën brenda ditës dhe ashtu bëra. Kan Sheni tha se është një fakt shumë kuptimplotë që udhëheqja e Partisë Komuniste të Kinës si dhe ajo shtetërore, do t’i marrë udhëzimet e reja shumë të rëndësishme të kryetarit Mao nëpërmjet një shoku shqiptar. U ndamë me Kanin pas urimeve të ndërsjella.
Më 22 gusht nisemi për në Tiranë. Disa orë pas nisjes nga Pekini dëgjojmë të transmetohet nga qendra e zërit në avion një komunikatë. Shihnim vëmendjen e madhe të njerëzve që dëgjonin në heshtje, por s’po kuptonim asgjë. Do ta merrnim vesh përmbajtjen e komunikatës pak minuta më vonë, kur një stjuardesë hyri me një vandak gazetash “Zhenmin Zhibao”, të cilat filloi t’ua shpërndajë udhëtarëve. Në mes të faqes së parë ishte vendosur një foto e madhe nga takimi i kryetarit Mao Ce Dun “me dy specialistë shqiptarë”. Sipas komunikatës, takimi, që kaloi “në një atmosferë të përzemërt”, ishte bërë ditën e djeshme, pra më 21 gusht, në Pekin. Në fakt, siç e shpjegova më lart, takimi ynë u zhvillua në Shangai më 16 gusht. Me sa duket edhe kjo qe e kuptueshme për situatën e asaj kohe në Kinë, ku ruajtja e sekretit në lidhje me vendndodhjen e Maos ishte një preokupim kryesor i qeverisë kineze.
Një grua kineze, e ulur pranë meje, duke parë foton në faqen e parë të gazetës, thirri me të madhe: “Nidi!” (“Ju”?, në gjuhën kineze.) “Te” (“Po”), - iu përgjigja unë. Në atë çast shumë të tjerë aty rrotull erdhën të më shikojnë plot kureshtje dhe të më prekin kush dorën, kush supet. A thua se ishim njerëz të një specieje tjetër. Kolegu im, Vangjeli, ishte ulur në radhët e para dhe nuk u dje, nuk ra fare në sy. Por shumë shpejt fjalët u përhapën në avion dhe të dy u bëmë objekt vështrimesh dashamirëse, kurse fqinja ime filloi të më flasë anglisht, gjuhën të cilën, për fat të keq, nuk e kuptoja. Ajo që kuptova nga ky episod kurioz ishte se kinezët kishin muaj pa marrë njoftime mbi gjendjen shëndetësore dhe vendndodhjen e udhëheqësit të tyre të admiruar. Një gjë që s’mund të mos i habiste dy europianë që jetonin atë situatë aq specifike dhe të papërsëritshme në Kinën e Revolucionit Kulturor.
Marrë nga revista “MAPO“
21 Shtator 2009