E Shtunë, 31 Tetor 2026

Bregu: Ne vjeshte shqyrtohet aplikimi per statusin ne BE

Fatjona Mejdini

Certifikimi i zgjedhjeve parlamentare te 28 qershorit, zi zgjedhje brenda standardeve nderkombetare, perben nje shans te mire per Shqiperine, ne rrugen e saj te integrimit drejt Bashkimit Evropian. Ky eshte konstatimi i ministres se Integrimit, Majlinda Bregu, e cila dje deklaroi se zgjedhjet i hapin rrugen shqyrtimit ne vjeshte te kerkeses se Shqiperise, per statusin e vendit kandidat ne Bashkimin Evropian. "Ky certifikim i rregullsise se nje procesi zgjedhor, nuk ka ndodhur asnjehere ne vitet e meparshme. Ky eshte nje moment kyc tashme, per te kuptuar se sa seriozisht i vlereson Shqiperia angazhimet kryesore, qe vijne si rrjedhoje e integrimit ne Bashkimin Evropian", vleresoi Bregu, duke theksuar rendesine e procesit zgjedhor, persa i perket integrimit. Sipas ministres, Shqiperia kishte permbushur pjesen me te madhe te kritereve per te marre statusin e vendit kandidat ne BE dhe certifikimi i zgjedhjeve si te rregullta, permbush kuadrin e permbushjes se kerkesave. "Ne nje panorame te pergjithshme, pjesa qe mundonte ishin zgjedhjet. Me kete proces te konsoliduar zgjedhor te certifikuar edhe nga OSBE-ODHR-i, ne kemi nje shans me shume per shqyrtimin e kesaj kerkese brenda kesaj vjeshte", paralajmeroi ministrja e Integrimit. Njeheresh Bregu, theksoi se Shqiperia ne rrugen e saj drejt statusit te vendit kandidat nuk ka pengesa, sepse te 27 vendet anetare te BE-se kane shprehur qendrimin e tyre pro zgjerimit te Evropes dhe pro integrimit te metejshem te rajonit dhe ne vecanti te vendit tone ne kete strukture te rendesishme evropiane. Sipas Bregut, shqyrtimi i kerkeses per statusin e vendit kandidat, nga organet e Komisionit Evropian, nuk lidhet me progres raportin e Shqiperise, i cili ne menyre te pervitshme paraqitet ne muajin tetor. Ministrja e Integrimit tha se kjo kerkese mund te shqyrtohej edhe perpara daljes se raportit te pervitshem, per progresin e bere nga Shqiperia. Nga ana tjeter, Bregu siguroi se qeveria dhe administrata, si pjese e saj, kishin te gjithe vullnetin dhe kapacitetin e duhur, per hyre ne kete faze te re te integrimit te vendit ne BE. "Ne jemi te gatshem per ta perballuar vijimin e procesit ne cdo stad dhe administrata eshte e pergatitur gjithashtu per kete moment kyc, persa i perket integrimit", siguroi Bregu. Ministrja e Integrimit ka perseritur dhe njehere qendrimin e nderkombetareve, teksa deklaroi se Shqiperia gjendej ne nje pozite te favorshme persa i perket rruges per ne BE.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›