E Shtunë, 31 Tetor 2026

Spiropali Themeluesit e FRESSH skane nevoje per ftese. Dera eshte hapur

E majta Kryetarja e eurosocialisteve flet per veprimtarite me rastin e 20-vjetorit

20-vjetori i FRESSH-it pritet te mbledhe ne 15 janar se bashku te gjithe socialistet ne nje ceremoni te cilen Elisa Spiropali koordinatore kombetare e FRESSH e vlereson nder te tjera edhe si nje mundesi per te rinjte progresiste qe kane ambicie per te ndryshuar dicka ne Shqiperi.

Znj. Spiropali se fundmi eshte bere publike se festimet e 20- vjetorit te FRESSH-it do te perfshijne aktivitete te shumta. Mund te thoni dicka me hollesisht se ku konsistojne ato

Me 15 janar 20-vjetori i FRESSH-it do festohet sic i ka hije nje forumi qe ka bere tashme histori ne politiken shqiptare do festohet te Pallati i Kongreseve se bashku me mijera te rinj nga e gjithe Shqiperia te angazhuar ne kete forum me vite te rinj qe na jane bashkuar rishtas dhe sigurisht do jete edhe nje ftese per te rinj te tjere progresiste qe aspirojne angazhim politik ne te ardhmen. Kjo konvente e te rinjve progresiste eshte nje ftese per te gjithe te rinjte qe ndiejne se sistemi politik dhe shoqeror i ngritur dhe i mbajtur ne kembe ne shtylla te kalbura si nepotizmi hajduteria makuteria dhe driteshkurtesia nuk mund te qendroje me ne kembe dhe duhet shperbere urgjentisht.

Me pas ne pasdite do mblidhemi te Akademia e Arteve Salla e Black Box per te diskutuar mbi programin dhe politikat rinore te PS nevojat e ndryshimeve te thella qe duhet te ndermarre dhe do ndermarre qeverisja e majte per te zgjidhur ceshtje qe prekin te rinjte shqiptare qofte emigrant ne Greqi apo student i ekselences ne Tirane i ri ne zone urbane apo rurale apo i ri i vendosur me familjen ne periferite e qyteteve te medha. Ne mbremje do e mbyllim me nje feste te madhe ne nje lokal nate ne Tirane.

FRESSH-i eshte nje organizate me emer dhe me peshe ne zhvillimet politike te se majtes ne mbeshtetje te re cilit qe ne fillim u investuan te gjithe ish-drejtuesit socialiste. Per kete arsye a do te ftohen ne festime te gjithe ish-drejtuesit e forumit rinor eurosocialist

Ata skane nevoje per ftese. Ata ne FRESSH jane ne shtepine e tyre.

Ka nje vemendje edhe programore tanime ndaj rinise nga ana e selise roze. Gjithsesi nje rol specifik i FRESSH-it nuk po shquhet ende ne kuptim te krijimit te nje profili realisht te qenesishem qe bashkepunon me PS-ne. Cilat jane projektet tuaja per te gjalleruar FRESSH-in dhe per ti dhene rinise eurosocialiste vendin e vet ne vendimmarrje

Ky pervjetor i madh i FRESSH-it hap nderkohe edhe aktivitetin politik te PS per vitin 2012. FRESSH Sekretariati i Rinise dhe Grupi i Punes per Politikat Rinore do ja dedikoje te gjithe energjite e veta kontaktimit dhe afrimit te te rinjve shqiptare. Jo si qellim ne vetvete. Si nje nevoje organike qe ka politika shqiptare per ti kthyer syte veshet dhe zemren nga e reja nga ndryshimi i mendesise dhe nga krijimi e hapesirave te reja per nje bashkejetese dhe qeverisje te ndershme dinjitoze dhe me perspektive.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›