E Shtunë, 31 Tetor 2026

Sequi Korrupsioni i perhapur dhe dominues

Ambasadori

Ambasadori i Komisionit Europian ne Shqiperi Ettore Sequi ne nje interviste per gazetarin Aleksander Furrxhiu ne AS thekson faktin se korrupsioni ne Shqiperi eshte nje fenomen i perhapur dhe dominues ne shume fusha. Po keshtu ai thekson faktin se ne luften kunder tij duhet te kete rezultate konkrete dhe jo vetem ligje. Imuniteti i disa zyrtareve te larte dhe qasja proaktive si dhe mungesa e burimeve vazhdojne te pengojne ne menyre te rendesishme hetimet. Nuk ka nje historik te forte. Nuk mjafton vetem nje arritje por disa arritje qe ne duhet te shikojme per sa i perket hetimeve ndjekjeve penale ne te gjitha nivelet. Korrupsioni eshte dominues ne disa fusha te rendesishme dhe vazhdon te jete nje problem teper serioz - deklaroi Sequi duke theksuar se korrupsioni nuk eshte vetem nje ceshtje etike dhe ekonomike por ka te beje edhe me integrimin. Nga ana tjeter Sequi e konsideroi te parakohshem debatin per Presidentin e ri ne vend por gjeti rastin te vleresonte Bamir Topin si nje interlokutor te mire mes paleve.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›