Precedenti i Kosoves vendimi i Kushtetueses qe caktoi kuorumin
Zbardhet vendimi i Gjykates Kushtetuese te Kosoves ne te cilen ka rrezuar votimin e bere nga Kuvendi per zgjedhjen si president te Behgjet Pacollit. Mungesa e kandidateve per president dhe kuorumit te nevojshem te deputeteve jane disa nga arsyet e rrezimit te votimit me 22 shkurt te 2011-s ku zgjedhja e Pacollit u cilesua si antikushtetuese. Vendimi i kesaj gjykate mund te sherbeje si precedent edhe per rastin e Shqiperise e cila kete vit ka si detyrim kushtetues zgjedhjen e presidentit. Ne veren e ketij viti duhet te behet votimi i kreut te shtetit dhe se prezenca e kuorumit eshte kthyer ne nje debat mes juristeve konstitucionalisteve dhe politikaneve shqiptare. Nje pjese e mire e juristeve shprehen se ne seancen e tri raundeve te para duhet te jene prezent minimumi 84 deputete aq sa nevojitet per tu zgjedhur presidenti. Gazeta Shqip po boton nje pjese te ekstraktit te vendimit te Gjykates Kushtetuese te Kosoves ku ben fjale per ceshtjen e kuorumit te deputeteve.
Pjese nga vendimi i Gjykates83. Te gjithe 120 deputetet e Kuvendit duhet te ndihen te obliguar sipas Kushtetutes ligjit per deputetet rregullores se punes se Kuvendit dhe Kodit te Sjelljes te marrin pjese ne seancat plenare te Kuvendit dhe te perkrahin procedurat qe parashihen aty por mbi te gjitha nje obligim vis-a-vis per njerezit e Kosoves qe i zgjodhen ata.
84. Zgjedhja e Presidentit te Kosoves i cili sipas nenit 83 Statusi i Presidentit eshte kreu i shtetit dhe perfaqeson unitetin e njerezve te Republikes se Kosoves eshte e nje rendesie kaq te madhe saqe te gjithe deputetet si perfaqesues te popullit te Kosoves duhet ta konsiderojne si detyre kushtetuese te tyren pervec nese ju lejohet nga Presidenti i Kuvendit te marrin pjese ne proceduren per zgjedhjen e Presidentit sic percaktohet ne nenin 86 Zgjedhja e Presidentit te Kushtetutes.
85. Lidhur me kete gjykata veren se lidhur me numrin e votave qe kerkohet per zgjedhjen e Presidentit te Republikes se Kosoves neni 86-4 i Kushtetutes siguron se Presidenti i Republikes se Kosoves do te zgjidhet me dy te tretat 2/3-at e votave te te gjithe deputeteve te Kuvendit qe do te thote se te gjithe 120 deputetet duhet te votojne minus ata deputete te cilet kane marre leje nga Kryetari i Kuvendit dhe kandidati i cili merr 80 ose me shume vota nga votat e te gjithe deputeteve ne raundin e pare dhe te dyte do te zgjidhet. Vetem nese nuk arrihen dy te tretat e shumices mbahet raundi i trete. Neni 27 i ligjit per deputete dhe neni 27-4 i rregullores se punes se Kuvendit permban formulim identik te fjales dy te tretat 2/3 e votave te te gjithe deputeteve te Kuvendit.
86. Nga procesverbali i seances se jashtezakonshme mbajtur me 22 shkurt 2011. Shihet se para se te fillonte votimi fillimisht ishin te pranishem 81 deputete. Megjithate kur votimi filloi vetem 67 deputete ishin te pranishem dhe moren pjese ne votim ndersa deputetet e tjere ishin larguar nga salla e Kuvendit. Kushti i nenit 86 qe te gjithe deputetet duhet te votojne megjithate nuk u plotesua. Per me teper raundi i dyte i votimit ndodhi ne rrethana te njejta ndersa ne raundin e trete z. Behgjet Pacolli kandidati i vetem i nominuar u zgjodh president i Kosoves me 62 vota nga 67 vota.
87. Gjykata konkludon se meqe vetem 67 deputete moren pjese ne proceduren per zgjedhjen e Presidentit te Kosoves ne seancen e jashtezakonshme te Kuvendit mbajtur me 22 shkurt 2011 neni 86 i Kushtetutes u shkel.
3. Lidhur me pushimin e mbajtur gjate procedures se zgjedhjes se Presidentit te Republikes se Kosoves
88. Lidhur me pohimin e parashtruesve se pushimi qe u lejua nga Presidenti i Kuvendit para raundit te trete perben shkelje te nenit 27 te rregullores se punes se Kuvendit gjykata veren se neni 86 i Kushtetutes si dhe neni 27 i rregullores se punes qendrojne te heshtura lidhur me kete ceshtje.
89. Per me teper gjykata thekson detyren e saj per te shqyrtuar vetem shkeljet e supozuara te Kushtetutes. Ankesa e parashtruesve se u mbajt nje pushim para se te mbahej raundi i trete i votimit sipas mendimit te gjykates nuk perben ceshtje kushtetuese e cila mund te ngrihet sipas nenit 86 Zgjedhja e Presidentit te Kushtetutes. Megjithate nese Kuvendi do te kishte vendosur qe te mos e lejonte ate pushim ose nese Kryetari i Kuvendit si interpretuesi perfundimtar i rregullores se punes te kishte informuar deputetet qe gjate votimit nuk do te lejohen pushime me qellim qe te shmanget presioni i ushtruar mbi deputete atehere pushimi para raundit te trete do te kishte perbere shkelje te atij vendimi.
90. Prandaj lidhur me ankesen e parashtruesve se ka shkelje te nenit 86 Zgjedhja e Presidentit te Kushtetutes kur u lejua dhenia e pushimit para raundit te trete gjykata konkludon se parashtruesit nuk kane paraqitur deshmi pse nje shkelje e atij neni duhej te kishte ngjare. Per keto arsye gjykata ne seancen e mbajtur me 28 mars 2011
I. SHPALL njezeri se kerkesa eshte e pranueshme.
II. SHPALL me shtate vota pro dhe dy kunder se vendimi i Kuvendit te Republikes se Kosoves Nr. 04-V-04 lidhur me zgjedhjen e Presidentit te Republikes se Kosoves me 22 shkurt 2011 eshte jo kushtetues dhe nuk do te jete ne fuqi nga data e publikimit te tij ne perputhshmeri me nenin 116.3 te Kushtetutes meqenese eshte ne kundershtim me kerkesat e nenit 86 te Kushtetutes se Republikes se Kosoves dhe parimet demokratike te misheruara aty.
III. Ky aktgjykim do tu njoftohet paleve dhe do te publikohet ne Gazeten Zyrtare ne pajtim me nenin 204 te Ligjit.
IV. Ky aktgjykim do te kete efekt te menjehershem.