E Diel, 1 Nëntor 2026

Berisha Arvizut gati te cojme trupa edhe ne Azi

Takimi Ambasadori i SHBA-se ne Tirane paraqet strategjine e Presidentit Obama

Shtetet e Bashkuara te Amerikes i kerkojne Shqiperise qe te rrise prezencen e saj ne NATO ne kuader te zgjerimit te nderhyrjes amerikane ne Azi dhe Lindjen e Mesme. Ne emer te diplomacise amerikane ambasadori i SHBA-ve ne Shqiperi Aleksander Arvizu i shoqeruar nga sekretari i ambasades per sigurine zhvilluan mesditen e djeshme nje takim me Kryeministrin Berisha. Per kete takim eshte shperndare vetem nje njoftim nga ana e zyres se shtypit te Keshillit te Ministrave dhe jo nga ambasada e SHBA-se. Ne kete takim Arvizu vleresoi rolin e Shqiperise si nje anetar i denje dhe aktiv i NATO-s ne Afganistan Irak dhe vende te tjera. Nisur nga ky angazhim Arvizu e njohu Berishen me Strategjine e re te Mbrojtjes se SHBA te prezantuar nga Presidenti Obama ne te cilen theksohet nje angazhim me i madh i Amerikes ne Azi dhe vazhdimi i angazhimit ne Lindjen e Mesme. Nga ana e tij Berisha u shpreh mbeshtetes ndaj Strategjise se re te Mbrojtjes se SHBA si dhe vleresoi drejtimet ne te cilat ajo zhvillohet. Ne kete kuader ai ofroi angazhimin maksimal te qeverise shqiptare per te permbushur detyrimet e saj ne kuadrin e NATO-s dhe aleatit strategjik te saj Shteteve te Bashkuara te Amerikes. Ne menyre te vazhdueshme kreu i qeverise ka theksuar se ai do te jete mbeshtetes ndaj nismave te amerikaneve nisur nga fakti se per Shqiperine SHBA-ja mbetet nje aleat teper i cmuar. Madje sipas Kryeministrit ishte teper e rendesishme qe SHBA dhe NATO vijonin te rrisnin pranine e tyre ne rajonin tone. Kryeministri cmoi si me rendesi per paqen dhe stabilitetin ne bote fokusimin me te madh te kesaj strategjie drejt Azise. Duke vleresuar lart rolin e SHBA-se dhe NATO-s ne Europe ne zgjidhjen dhe stabilizimin e konflikteve ne rajonin e Europes Juglindore ne dy dekadat e fundit Kryeministri nenvizoi rendesine e vazhdimit te mbajtjes ne te ardhmen te pranise se SHBA-se dhe te NATO-s ne rajon - theksohet ne njoftimin per shtyp te paraqitur nga Kryeministria pas takimit.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›