Referendumi, Kushtetuesja rrezon LSI
Rozeta Rapushi
Nuk do te kete referendum per ndryshimin e Kushtetutes se vendit. Gjykata Kushtetuese, vendosi me ne fund te rrezoje kerkesen e Levizjes Socialiste per Integrim, per te zhvilluar nje referendum popullor mbi ndryshimet kushtetuese qe u bene me shume se nje vit me pare nga Kuvendi. Ndryshime qe percaktuan sistemin e ri zgjedhor qe do te aplikohet ne vend, ai proporcional rajonal. Dy dite me pare, me nje vendim te formes se prere, Kushtetuesja i tha jo referendumit. Duke i dhene keshtu te drejte Komisionit Qendror te Zgjedhjeve, qe ishte institucioni i pare i cili refuzoi kerkesen e LSI-se per zhvillimin e referendumit. "Gjykata Kushtetuese, rrezoi kerkesen per shfuqizimin si te papajtueshem me Kushtetuten te vendimit te Komisionit Qendror te Zgjedhjeve per mos zhvillimin e referendumit", vendosi kjo gjykate. Kerkuesit u ankuan ne Gjykate Kushtetuese, pasi pretenduan se ju cenua e drejta kushtetuese. Iniciatoret kerkuan zhvillimin e referendumit te pergjithshem, per te shfuqizuar nenet 5, 7 dhe tete te kushtetutes. Pas shqyrtimit te te gjitha pretendimeve te paleve, Gjykata Kushtetuese theksoi ne vendimin e marre se Kushtetuta, si ligji me i larte ne Republiken e Shqiperise, duhet te jete nje akt i qendrueshem. "Stabiliteti i Kushtetutes eshte nje vecori, e cila, se bashku me vecori te tjera te saj e ben rregullimin normativ kushtetues te ndryshem nga rregullimi normativ i bere me akte ligjore te nje fuqie me te ulet. Stabiliteti i Kushtetutes eshte nje vlere kushtetuese", vleresojne gjyqtaret. Cka do te thote se ndryshimi i shpeshte i saj mund te preke stabilitetin e ligjit themeltar te shtetit. Gjykata cmoi se kjo qendrueshmeri mund te demtohet nese nje amendament kushtetues, i miratuar me nje shumice prej dy te tretash dhe per te cilin nuk eshte kerkuar qe t'i nenshtrohet referendumit nga subjektet e parashikuara ne nenin 177 te Kushtetutes, mund te shfuqizohet nepermjet nje referendumi te kerkuar nga 50 mije zgjedhes. Bazuar ne analizen e mesiperme, Gjykata arrin ne perfundimin se Kushtetuta e Shqiperise lejon thirrjen e nje referendumi per amendamentet kushtetuese vetem brenda kufijve te parashikuar nga neni 177. Pra e drejta e 50 mije shtetasve me te drejte vote per te kerkuar shfuqizimin e nje ligji, nuk shtrihet ne ligjet per rishikimin e Kushtetutes. Ndaj kjo gjykate, cmon se kerkuesi nuk legjitimohet per te kerkuar shfuqizimin si te papajtueshem me Kushtetuten te vendimit te vendimit te marre nga KQZ, per mos zhvillimin e referendumit.