Vrasja e "Dodes", pranga dy te dyshuarve

ELBASAN - Zbardhet vrasja e Roland Rexhepit ne Elbasan, i njohur si "Doda", ish-krahu i djathte i Drejtorit te Policise se Elbasanit Edmond Koseni ne vitet 1998-2001. Policia e Elbasanit arrestoi dje, dy te dyshuarit si autore te kesaj ngjarjeje. Ata jane Armand Llakaj, 31 vjec, lindur e banues ne Elbasan dhe Arben Jace, 28 vjec, lindur e banues ne Tirane. Hetime e para flasin per nje atentat pas nje konflikti te vjeter, kurse hetohet fort edhe pista e vrasjes per shkak te detyres qe "Doda" ka pasur si punonjes policie. Per arsye hetimore ende nuk behet i ditur shkaku i vrasjes. Por, burime operative te Drejtorise se Policise pohuan se shkak mbetet nje konflikt i vjeter qe ka lidhje me detyren. Nje burim hetimor pohoi mbreme per "Koha Jone" se i dyshuari kryesor ne vrasje mbetet Armand Llakaj, i denuar njehere 8 vjet per vepren penale te bashkepunimit ne vrasje. Behet fjale per vrasjen e nje shtetasi ne vitin 1998 ne Ullishte te Elbasanit, ku drejtesia konkludoi se ishte perfshire Llakaj.
Ne ate kohe, policine e Elbasanit e drejtonte Edmond Koseni dhe krahet e tij te djathte konsideroheshin "Doda" dhe disa persona te tjere. Koseni mbahet mend per seri operacionesh te suksesshme per kapjen e autoreve te krimeve qe ndodhnin ne ate kohe ne Elbasan, qe shpesh pasoheshin me denoncime per ushtrim dhune. Koseni u akuzua gjeresisht per dhune ne shkalle te larte ndaj qytetareve, sidomos personave qe ai rendom i cilesonte "elemente kontigjente". Madje Amnesty International denoncoi plagosjen deri dhe vdekjen e disa shtetasve per shkak te dhunes, duke identifikuar si te perfshire ne keqtrajtimin e rende fizik, policine e Elbasanit dhe drejtuesin e saj.
***
Sipas uniformave blu, gjate tre diteve te fundit jane shoqeruar ne ambientet e policise me shume se 60 persona, mes te cileve edhe 12 vete, kryesisht te rinj, te cilet i konsideroi si elemente te vlefshem per te zbardhur ngjarjen qe beri buje ne Elbasan. Dy te dyshuarit si autore jane shoqeruar disa here ne komisariat gjate ketyre 72 oreve te fundit. Uniformat blu kane sqaruar dje, se ende nuk eshte arritur te zbardhen shkaqet e vrasjes se Dodes, duke pohuar se vazhdojne te hetohen pistat e krimit me pagese, hakmarrjes per shkak te detyres, etj. Sipas burimeve nga policia, per identifikimin e autoreve te dyshuar, u krye nje pune profesionale e mirefillte, shoqeruare me metodat speciale te hetimit.
Roland Rexhepi u ekzekutuar rreth ores 08:00 te kater diteve me pare ne lagjen "Vullnetari" ne qytetin Elbasan. Sipas deshmive te mbledhura ne vendin e ngjarjes ka rezultuar se dy persona te maskuar, hipur mbi motor, i kishin zene prite Roland Rexhepit dhe kur ai doli nga banesa e tij per te shkuar ne pune, hapen zjarr me arme duke i marre jeten ne vend. Ne momentin e vrasjes viktima ishte duke nxjerre makinen nga garazhi i tij, perballe shtepise se prinderve, e ndodhur ne katin e trete te pallatit perballe vendin e ngjarjes. Deshmitare per vrasjen ka qene nena e viktimes, e cila po pergatitej per lyerjen e apartamentit. "Doda", per vite me radhe ishte aktiv ne sektorin e Antidroges ne drejtorine policore te Elbasanit, por prej afro dy vjetesh nuk ishte me ne radhet e policise pasi u be pjese e punonjesve te policise qe iu nenshtruan reformes. Ai ishte i njohur ne qytetin e Elbasanit si krahu i djathte i ish-drejtorit te Policise se qarkut Elbasan, Edmond Koseni, ne vitet 1998-2001. Ne cilesine e proves materiale policia ka bllokuar nje automatik model 56 kalibri 7.62 mm, dy maska, nje furgon mallrash i tipit "Renault" pa targa, nje motor me ngjyre te zeze e markes Lifan pa targa, 13 gezhoja fisheku model 56 e kalibrit 7.62 mm dhe nje aparat celular i tipit Samsung.
Provat
Policia e Elbasanit ka ne cilesine e provave materiale nje arme tip pistolete, nje skafander motori dhe nje kapuc i zi ne forme maske i hapur ne pjesen e syve. Po ashtu ne vendin e ngjarjes u gjeten dhe disa gezhoja, te dala nga arma e krimit.