E Shtunë, 31 Tetor 2026

Pagat e gjyqtareve "mbeten" ne klase

Rrezohet ne Gjykaten Kushtetuese, ankesa e Unionit te Gjyqtareve kunder ligjit per "Organizimin e Pushtetit Gjyqesor". Ligj, miratimi i te cilet ndryshoi pagat e gjyqtareve te shkalles se pare per krimet e renda, duke i ulur ato me rreth 10%. Miratimi i ketij ligji pas debatesh te gjata ne Kuvend, nder te tjera, percaktoi se gjyqtaret e shkalles se pare per krime te renda, nga 60% te pages se gjyqtarit te Gjykates se Larte qe merrnin, kjo mase shkoi ne 50% te pages se tij. Per kete arsye, menjehere pas miratimit te ligjit, Unioni i Gjyqtareve u ankua ne Gjykate Kushtetuese per te rrezuar si te papajtueshem me kushtetuten nje vendim te tille. Sipas tyre, neni qe percakton pagen e gjyqtareve bie ndesh me nenin 138 te Kushtetutes, ne te cilin theksohet se "Koha e qendrimit te gjyqtareve ne detyre nuk mund te kufizohet; paga dhe perfitimet e tjera te tyre nuk mund te ulen". "Nepermjet rregullit perjashtimor te parashikuar ne nenin 43, pika 5 te ligjit, jane krijuar diferencime te paarsyeshme ne page ndermjet gjyqtareve te gjykates se shkalles se pare te krimeve te renda, per arsye se nga njera ane gjyqtareve ne detyre iu ruan nivelin e meparshem te pages prej 60 % te anetarit te Gjykates se Larte, ndersa gjyqtaret e rinj i paguan me 50 % te kesaj page", u ankuan gjyqtaret. Por sipas perfaqesueses se Ministrise se Financave, Mimoza Dhembi, ndryshimi ne ligj per sistemin e pagave te gjyqesorit, e ndermarre ne vitin 2008, ishte pjese e pandare e reformes se pergjithshme per permiresimin e struktures dhe kategorizimin e pagave ne sistemin buxhetor, me qellim modernizimin dhe standardizimin e ketij sistemi. Po keshtu, kerkesa e gjyqtareve u kundershtua edhe nga Kuvendi. Perfaqesuesi ligjor i ketij institucioni tha se Unioni i Gjyqtareve nuk eshte legjitim sepse nuk ka tager qe te flase ne emer dhe per te gjithe trupen e gjyqtareve qe jane subjekte te ligjit te kundershtuar. "Pranimi i kerkeses do te sillte nje boshllek ligjor dhe, per pasoje, ne rastin me te mire gjyqtaret e gjykates se shkalles se pare te krimeve te renda do te marrin nje page te barabarte me koleget e tyre te shkalles se pare, ndersa ne rastin me te keq nuk do te kishte instrumente juridike per te marre pagen e tyre", u shpreh perfaqesuesi i Kuvendit. Pas degjimit te pretendimeve te paleve, anetaret e Gjykates Kushtetuese, vendosen te rrezojne pretendimin e Unionit te Gjyqtareve. R. Rapushi


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›